Irlanda dhe Çekia nisin të votojnë për zgjedhjet e Parlamentit Evropian

Irlanda dhe Çekia nisin të votojnë për zgjedhjet e Parlamentit Evropian

Pas Holandës, republika Çeke dhe Irlanda kanë hapur sot qendrat e votimit për zgjedhjet e parlamentit Europian. Në Irlandë, partia opozitare, Sinn Fein synon t’i shfrytëzojë këto zgjedhje për të rritur mbështetjen para zgjedhjeve kombëtare që mbahen vitinjtejtër.

“Votoni për Sinn Fein si hap i parë drejt ndryshimit të qeverisjes”, ka thënë liderja e partisë, Mary Lou McDonald.

Irlanda i ka 14 vende në PE. Irlandezët janë të shqetësuar për rritjen e numrit të azilkërkuesve, duke sjellë rritjen e numrit të kandidatëve të pavarur që kanë dalë me premtimet për politika më të ashpra ndaj eimigrimit.

Në Çeki që ka 21 vende në PE, Partia opozitare ANO, pritet t’iu afrohet shifrave të partive që janë aktualisht në pushtet, sipas sondazheve vendase atje. 

Zgjedhjet europiane janë të parat që mbahen pas pandemisë së Covid 19, nisjes së luftës në Ukrainë, valës së imigrantëve dhe konsiderohen të rëndësishme për të ardhmen e Parlamentit Evropianë.

Kjo është herë e parë që mbahen zgjedhje pa Britaninë e Madhe, e larguar zyrtarisht prej BE-së më 2020. Nesër procesi nis në Itali, Letoni, Maltë dhe Sllovaki ndërsa pjesa tjetër e shteteve do të votojnë të dielën.

S.B/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë