"Unë gjithmonë kam thënë që nëse fitoja lotarinë, do të ndihmoja njerëzit në nevojë".

Këto ishin fjalët e tij të para pasi fitoi dhjetë milion dollarë në llotari.

Michael Gebru, 41 vjeç nga Ontario (Kanada), e mbajti fjalën dhe u nis për në vendlindjen e tij, Etiopi.

Por pas disa ditësh, burri u gjet i vdekur në shtëpinë e tij dhe shkaqet nuk janë zbuluar ende.

Një vdekje misterioze për të cilën familja kërkon përgjigje.

Ai kishte kaluar disa javë duke vizituar zonën ku kishte kaluar fëmijërinë.

Historia e Michael Gebru dukej si ato me fund të lumtur.

Ai ishte rritur në mjerim dhe me pak fat ishte transferuar në Kanada ku kohët e fundit ishte pushuar nga puna në një kompani asamblimi.

Pastaj fitorja e lotarisë i ndryshoi jetën.

Dhjetë milion dollarët, që ai kishte vendosur të paktën pjesërisht t’ua jepte atyre që si ai, jetonin në varfëri dhe vuajtje, duket se i kanë marrë jetën.