TIRANË- Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edvin Kulluri ka ironizuar Partinë Demokratike dhe zgjedhjet e 13 tetorit, të dekretuara nga Presidenti Ilir Meta. Ai ka përdorur pikërisht deklaratat e Bashës, si kundërpërgjigje për të vënë në dukje  "fitoren inekzistente" të PD-së si në zgjedhjet e 30 qershorit edhe ato të 13 tetorit, të cilët mbeten thjesht në letër, pasi shqiptarët i shpallën "nul" ato.

Për Kullurin, kur kryedemokrati e cilësoi si fitore me 85% të votave, në 30 qershor, kur shqiptarët votuan, zgjedhjet u realizuan dhe për më tepër u njohën nga ndërkombëtarët, me ironi, ish-antari i Këshillit thotë se më 13 tetor, një e dielë krejtësisht normale, pritet ta cilësojë si fitore me 100%.

"Pas fitores së opozitës me 85% te votave me 30 qershor, sot pritet fitore me 100% ! Dhe thonë se gjithë pushtetet i ka Rama! Në fakt është e kundërta, opozita ka fituar dy zgjedhjet e fundit me shumice absolute! Dhe pastaj vjen vjehrra e te thote “femije të dashur, çohuni nga gjumi se u bëtë vonë për shkollë”! Dhe ja kështu, kështu.....", shkruan Kulliri.

Postimi i plotë i Edvin Kullurit