Ironia e Spahiut: Pse opozita nuk protestoi sot para Bashkisë Himarë, por në Bashkinë e Tiranës?

 

Për juristin Kreshnik Spahiu opozita nuk ka më moral të protestoj para kryeministrisë pas paktit Berisha Rama për kodin zgjedhor.

E pakuptimtë për të është që PD proteston para bashkisë Tiranë dhe jo para bashkisë së Himarës, pasi dje i shpallën zgjedhjet e kësaj bashkie si të pavlefshme.

'Nuk ka moral opozita të protestoj para qeverisë, pasi ka në marrëveshje dhe nuk mund të protestojnë. Nuk ka moral. Ka një objektiv, Berisha ka atë nivel të caktuar për të kuptuar që vetë e ka mbyll misionin. Po synon për trashëgimtarin e partisë, që do të jetë vajza e tij. Synon të konsolidoj pozitat e vajzës. Synon të rrisin autoritetin e vajzës që të ketë në dorë listat e deputetëve. Që rivalin e saj ta ketë të dobët, çdo lëvizje e Berishës është në funksion të saj. Pse protestojnë para bashkisë, kur dje deklaruan që janë vjedhur zgjedhjet në Himarë. Duhet të protestojnë para bashkisë Himarë, apo para kryeministrisë. Askush nuk mund të jap shpjegime. Çlidhje ka protesta e bashkisë kur ti ke bërë zgjedhje në Himarë.'


Lajmi kryesor:

Spahiu: Protestat me 50 veta të dështuara para Bashkisë, po rrisin politikisht profilin e Erion Velisë


G.K/E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Moska na solli luftën, tani duhet ta ndjejë atë

Zelensky: Moska na solli luftën, tani duhet ta ndjejë atë