Ish-ministri Ylli Manjani ka ironizuar të gjithë ata që sulmuan aktorin e madh Robert Ndrenika, por edhe artistët e tjerë që dolën në mbështetje të Erion Veliajt, teksa ditën e djeshme u zhvillua seanca në Gjykatën Administrative, për padinë e kryebashkiakut ndaj prokurorit Ols Dado.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ylli Manjani ka shkruar me ironi se njerëzit duhet të përqafojnë e puthin vetëm Sali Berishën, Agron Shehajn apo prokurorin Ols Dado, ndërsa për të tjerët ‘puthjet e përqafimet janë të ndaluara.’
Më tej Manjani shkroi se askush nuk ka të drejtë të gjykojë aktorin e madh Robert Ndrenika, për simpatitë apo antipatitë e tij.
Postimi i Manjanit:
Kioskat e moralistëve në FB i qenkan sulur Robert Ndrenikës, pse ky i fundit puthi Erion Velinë.
Thuajse të gjithë moralistët, nga kioskat e tyre elektronike, sugjerojnë që "Roberti të ketë turp që vajti takoi dhe puthi Velinë"...
Dmth sipas këtij morali, robt duhet të puthin Salën që të mos kenë turp. Mund të puthet edhe Agroni, ose edhe vetë Ols Dado, por jo të tjerët se është turp. Se mos guxoni të puthni Salianjin ore...!
Hej, dreq o punë!
Tjetër hall mos paçim!
Hajde moral!
Urdhnoni, urdhnoni!
Është moral facebook-u, i mirë, i lirë.
Urdhnoni!
***
Nejse,
Robert Ndrenika të puthë e përqafojë kë të dojë, sepse është në të drejtën e Tij.
Ai është ikonë e teatrit dhe kinemasë sonë.
Si të gjithë njerëzit publikë del hapur dhe shpreh simpatitë apo antipatitë e veta, pa marrë në konsideratë korin e moralistëve. Si gjithë të tjerët, edhe Roberti i prish marrëdhëniet me berberin, sa herë dëgjon sharje të tilla në kore.
Mund të mos na pëlqejnë simpatitë e Tij, por nuk kemi të drejtë ta gjykojmë. Aq më tepër mbi një moral të pamoralshëm...
Komente











