Mesazhet e protestave përcillen më së miri përmes pankartave. Ashtu siç ka ndodhur edhe në valën e protestave që opozita e bashkuar shqiptare ka nisur kundër qeverisë Rama. Mesazhe kundër qeverisë, pankarta të ideuara me kryeministrin në role të ndryshme, si piktor, si turot, si Maduro, etj.

Bie në sy edhe një pankartë e pandashme në protestat e opozitës, ajo e të riut Ardit Gjoklaj që humbi jetën në ladnfillin e Sharrës.

Një kauzë e fortë e shfaqur përmes mesazheve në pankarta, e cila njëjtë si mandatet e deputeteve, u dogj!

Simpatizantët e Partisë Demokratike i kanë vënë flakën pankartave, ku i përdorën ato për të fuqizuar zjarrin.

Në mbarë botën, pankartat shprehin kauzën e tubimeve qofshin ato paqësore apo jo.  Ato konsiderohen si mesazhet e heshtura të një proteste, të cilat jo pak herë shprehin shumë më shumë se thirrjet që shpesh herë ndikohen nga ovacionet e turmave.

Ashtu sikundër në mbarë botën kemi parë që mllefin ndaj çështjeve të caktuara, protestuesit e nxjerrin duke djegur uniforma të policisë, apo simbole që personifikojnë kauzën që ata kundërshtojnë.

|në këtë rast, nga eurofia e turmës apo ndoshta thjesht një gafë, simpatizantët e PD-së, kanë djegur kauzën e tyre!

I vetmi që ka respektuar simbolikën domethënëse që përcjell një pankartë, është ky qytetar, i cili në këto foto nga fotoreporteri i Shqiptarja.com, Antonio Çakshiri, shihet teksa djeg...bluzën e tij.

 

Ora 14:16
IRONIA/ Simpatizantët e PD-së i vënë flakën kauzës...që duket se as vet nuk e besojnë!