Ish agjentja e FBI-së: Pas pensionimit, McGonigal synonte të pasurohej përmes lobimit për interesa të huaja
Ish agjentja e FBI-së, Coleen Rowly dhe McGonigal
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ish-agjentja speciale e Byrosë Federale të Hetimeve, Coleen Rowly, flet mbi rastin e ish zyrtarit të lartë të kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, i cili ditë më parë u arrestua nga autoritetet amerikane nën dyshimet se ka ndihmuar oligarkun rus, Oleg Deripaska, në shkelje të sanksioneve amerikane.
Ai dyshohet edhe se ka marrë para nga një ish punonjës i shërbimeve shqiptare të zbulimit dhe për lidhjet e tij me zyrtarë të tjerë në Shqipëri. Sipas ish agjentes Rowly, zoti McGonigal synonte që pas daljes në pension të pasurohej përmes lobimit për interesa të huaja.
Ish-agjentja Rowly është një sinjalizuese e njohur për publikun amerikan. Në vitin 2002 ajo ka dëshmuar para Senatit mbi problemet e thella me të cilat përballej FBI-ja dhe në përgjthësi agjencitë e zbulimit. Revista Time e shpalli atë, së bashku me dy sinjalizuez të tjerë, si personin e vitit më 2002, për shkak të dëshmisë së saj se FBI kishte injoruar informacionet lidhur me veprimtaritë e dyshuara të një personi në Minesota, aty ku zonja Rowly punonte si agjente e FBI-së. Personi në fjalë, Zacarias Moussaoui, më pas ishte një prej rrëmbyesve të avionëve të sulmit të 11 shtatorit.
Duke folur për rastin McGonigal, zonja Rowly përmendi edhe dy raste të tjera: Michael Flynn, i cili në vitin 2016 kishte lobuar dhe ishte paguar nga Turqia por e kishte mbajtur këtë të fshehtë.
Dhe rasti i Robert Hanssen-it, një zyrtar i lartë i FBI-së, i cili më 2001 u arrestua nën akuzat se kishte spiunuar për Bashkimin Sovjetik. Ai e pranoi fajësinë, për të shmangur dënimin me vdekje dhe u dënua me burgim të përjetshëm. VOA
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7476
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Meta spiun që në Qytet Studenti’/ Haklaj për shkarkimin e gjyqtarit Zhukri: Kamikaz i Rithemelimit! Altin Dumani prokuror i pastër
19 Prill, 19:34
-
Bardhi padi shtesë në SPAK për çështjen e McGonigal: Rama u përfshi në marrëdhënie korruptive me ish-zyrtarin e FBI-së
18 Mars, 15:18
-
Berisha-Rama dhe dosja McGonigal, si Korea e Veriut që mundi Brazilin 10-0 në finalen e Botërorit
17 Shkurt, 16:03
-
Basha: McGonigal lidhje me aferën e inceneratorëve, padi në SPAK! Rama e pagoi për të më goditur! Spiropali: S'i shpëton dot parave ruse
17 Shkurt, 13:00
-
McGonigal dënohet me 28 muaj burg për marrjen e 225 mijë dollarëve dhe fshehjen e kontakteve me zyrtarët e Shqipërisë
16 Shkurt, 22:41
-
Foto / Sa lekë ka paguar Cim Peka për intervistën me ish partneren e Mcgonigal?
26 Janar, 10:00
-
Dosja e Mc Gonigal/ Agron Neza paraqitet në SPAK, merret në pyetje për 6 orë (VIDEO)
22 Janar, 11:58
-
'Rama qëndroi në hotelin e Donald Trump' U shpenzuan mijëra dollarë, çfarë thuhet në raportin e Kongresit amerikan
4 Janar, 23:51
-
Punoi për oligarkun rus 'non grata', ish-agjenti i FBI-së, Charles McGonigal dënohet me mbi 4 vjet burg
14 Dhjetor 2023, 21:29
-
‘Djepi’ i sherrit në Kuvend? Si iu refuzuan 8 komisione hetimore opozitës nga mazhoranca! Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe ligji i ri i PS
2 Dhjetor 2023, 11:25
-
Dorian Duçka, djali i hallës së Ilir Metës mbi katër orë në SPAK! I pyetur për çështjen Mc Gonigal
26 Tetor 2023, 15:10
-
Mero Baze: Pse fenomeni 'McGonigal', tani është më i rrezikshëm për Berishën
27 Shtator 2023, 19:08
Spaku duhet te hetoje Berishen dhe FBI si dhe median imperialiste amerikane CNN, NYT e me radhe, per komplotin qe po bejne ndaj heroit tone por edhe te botes, shokun Edi Rama. Ai si bir i denje komunisti po lufton me komunistet dhe borgjezet bashke. Lavdi vepres se tij! Dhe vete udheheqesi Enver do ja hiqte kapelen.
Përgjigju