Ish-bashkëshorti i Tunës, Relind Reka zyrtarisht i Besës

Ish-bashkëshorti i Tunës, Relind Reka zyrtarisht i Besës
Ish-bashkëshorti i këngëtares maqedonëse, Altuna Sejdiu është martuar me modelen kosovare, Besa Haxhaj. Çifti është martuar javën e kaluar dhe TH&TH, ka mundur të gjej disa fotografi të dasmës së çiftit. Besa duket shumë bukur me fustanin e bardhë dhe e lumtur përkrahë Relindit.
Ata e kanë festuar me miqtë dhe të afërmit, këtë ditë të veçantë të jetës së tyre. Këngëtarja shqiptare nga Maqedonia, Altuna Sejdiu, e cila njihet ndryshe si “Tuna”, ishte martuar me Rilind Rekën, djalin e ish-ambasadorit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian , Blerim Reka. Çifti është ndarë një vit më parë ndonëse kishin bërë shumë plane. Ata kishin vënë unazat, ishin martuar, ishin zhvendosur për të jetuar në Prishtinë, madje kishin blerë edhe një apartament, por ja që gjithçka u ka rezultuar aspak e suksesshme.
Shkaqet e divorcit, nuk u morën vesh asnjëherë, por miq të ngushtë të çiftit thonë se mes tyre kishte shumë kontradikta. Megjithatë këngëtarja nuk është ndalur, ajo ka nxjerrë së fundmi në treg klipin e ri “I asaj” që është cilësuar shumë ekstravagant.
Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë