Ish deputeti i PD, Tritan Shehu: Nuk zbuluam 'pacientin zero' por rastin e parë! Masat e qeverisë, amulli e plotë

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish-deputeti i PD, Tritan Shehu tha se qeveria duhet të përgatitet për rastin më të keq  dhe sipas tij kjo nuk thuhet për të përhapur panik. I ftuar në emisionin '5 pyetje nga Babaramo' , Shehu tha se masat e marra sot nga qeveria janë një amulli e plotë, pasi i mungojnë kolonat strategjike. Sipas Shehut duhet transparencë e plotë dhe një strategji realiste në lidhje me masat dhe atë që kërkon të arrish, por që ish deputeti shprehet se një gjë e  tillë mungon dhe qeveria është në konfuzion të plotë.

'Konfirmimi i dy rasteve ishte një lajm i paralajmëruar dhe i paraardhur. Çdo gjë nis duke pasur transparencën dhe masat që po merr dhe ku po përqendrohesh. Duhet një strategji realiste dhe efektshme mbi atë që kërkon të arrish. Edhe sot kemi konfuzion dhe nuk kas asnjë strategji të qartë. Masat që mori qeveria janë amulli e plotë, i mungojnë kolonat strategjike.  Është detyra e çdo shteti të përgatitet për rastin më të keq, kjo nuk është për përhapje paniku apo alarmi. Kështu diskutohet në këto raste, kur ti merr parasysh më të keqen je në gjendje ta përballosh', tha Shehu.

Në lidhje me 'gjetjen e 'pacientit zero', ish deputeti i PD tha se kjo shprehje dëmton pasi nuk të lejon të marrash masat e tjera të nevojshme. Babë e bir ishin pacientët e parë sipas Shehut, por jo zero dhe nëse pretendon se janë të tillë dëmton sistemin pasi nuk lejon që ai të shtrohet me analiza të tjera në të gjithë vendin. Shehu shtoi se personelit mjekësor, i mungojnë mjetet thelbësore për t'u mbrojtur nga koronavirusi dhe se qeveria vetëm ka bërë propagandë në gjithë këtë kohë.

'Pacienti i parë tregon se ti ke gjetur rastin e parë dhe përqendrohesh tek njerëzit rreth tij dhe nuk kontrollon në vendet e tjera, dhe çorienton sistemin. Unë mendoje se ky virus ka javë që qarkullon në Shqipëri. Sot që u zbuluan dhe ra ideja e 'Shqipërisë shkëmb graniti' duhet të shtohej rasti i ekzaminimeve. Askush nuk e ka gjetur rastin zero, ndërkohe që ne themi e gjetëm.  Thënia e 'pacientit zero' dëmton. Ti nuk e kap dot në ditën e parë, po e zbulove në ditën x .  Personeli jonë mjekësor nuk ka materiale thelbësore që duhet të ketë për tu mbrojtur.  Kjo periudhë dy mujore papërgjegjshmërie dhe bërjes vetëm të propagandës mund të paguhet shtrenjtë', tha Shehu.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironci: 10/03/2020 08:00

    O Tritan prasi pse vetem helm nxirrni nga goja juaj e pa lare! O Tritan prasi nuk meret pushteti duke nxjerre helm goja as duke shpifur,pushteti meret ve vota siç jua mori Rama ne 2013 o shpifsa o bandite te PD+LSIse.

    Përgjigju
  • Delinquenti: 10/03/2020 07:27

    Te gjithe tani bejne te zotin, te diturin dhe me e keqja bejne edhe ekspertin, per kete zoterine do ti thoja mbas interviste te bene dhe nje xhiro nga LUSHNJA ndoshta do te kupton te me shume gjera se nuk paska kuptuar asnje gje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë