KORÇË - Edhe pse godina e ish- senatoriumit është tejet e amortizuar dhjetra pacientë shkojnë atje cdo ditë dhe të presin për orë të tëra në mes të të ftohtit para se të takohen me ekipin mjekësor për problemet e tyre të shëndetit mendor. 

Komisioni i cili merret me përcaktimin e diagnozës së tyre e më tej edhe trajtimin hap pas hapi është vendosur në një pjesë të këtyre ambienteve ku mungojnë edhe kushtet minimale. 

Në pamjet e A1 Report shihet se si në këtë godinë dominon lagështira, suvatë janë të rrëzuara duke rrezikuar në çdo moment jetën e pacientëve që qëndrojnë aty pranë por jo vetëm. 

Janë vetë këta qytetarë që edhe pse të sëmurë përballë kësaj situatë preferojnë të qëndrojnë jashtë për të mos rrezikuar jetën e duke sfiduar të ftohtin e dimrit. 

Mbishkrimet në murret e kësaj ndërtese janë dëshmi e vjetërsisë së saj dhe abandonimit. Ato tregojnë qartë se këtu ndër vite nuk është bërë asnjë ndërhyrje për rikonstruksionin e saj.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)