TIRANE- Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani nuk ruhet me policë edhe pse ai është në arrest shtëpie. Por burime nga policia kanë bërë të ditur se, Fullani nuk ruhet pasi atij i është vënë në këmbë një pajisje gjurmimi ose siç njihet ndryshe byzylyk dhe nëse i pandehuri del jashtë rrezes së përcaktuar atëherë bie sinjali i alarmit.