Ish i dashuri i këngëtares Britney Spears, John Sundahl ka ndërruar jetë javën e kaluar.

Ai ushtronte profesionin e pilotit dhe helikopteri i tij është qëlluar duke udhëtuar drejt Kabulit në Afganistan.

Sundahl dhe Spears u takuan në Alcoholics Anonymous në Los Angelos në vitin 2007.

britney spears

Lidhja e tyre  mbaroi pas disa muajsh, por ata mbeten ende shokë. Sundahl ishte pranë Britney kur këngëtarja kishte probleme me alkoolin.

Lajmi për Britneyn ka qenë një goditje e madhe pasi Sundahl ishte shok i mirë i saj.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)