TIRANE - Avenir Peka, ka shkelur ligjin për AKKP-në, duke i dhënë privatëve prona që shërbejnë për mbrojtjen kombëtare dhe që konsiderohen me ligj si të pakthyeshme”. Ky është argumentimi i kolonelit Artan Hoxha, ish-komandantit të Gardës së Republikës, i cili rezulton të ketë firmosur kërkesë padinë e cila është depozituar në Gjykatën e Tiranës, kundër vendimeve të marra nga Avenir Peka, për kthimin e territorit të Gardës, trashëgimtarëve të familjeve të Pandora Kazanxhi, Aishe Përnaska, Leonidha Nishku dhe Hiqmet Dema. Kërkesa civile, për kundërshtimin nëpërmjet ligjit të vendimeve të Pekës, është firmosur në datën 25 shtator 2013, vetëm pesë ditë pasi me një vendim tjetër qeveria “Rama”, ka anuluar vendimin e qeverisë “Berisha”, i cili legalizonte nismën e ndërmarë nga ish-kreu i AKKPsë Avenir Peka. Në padinë civile që “Shqiptarja.com” e disponon të plotë tregohet se Avenir Peka ka gabuar, duke e konsideruar të gjithë sipërfaqen e kthyer tek privatët si “Shesh”, ndërkohë që një pjesë e sipërfaqes prej 7554 të kthyer tek privatët është e zënë me objekte, në pronësi dhe përdorim të Gardës së Republikës.
500 M2 TUNELE
Në padinë civile të dorëzuar në gjykatën e Tiranës, thuhet se tunelet e ndërtuara preken pjesërisht nga vendimet e AKKP, gjithashtu dalin jashtë përdorimit tunelet e tjerë që nuk preken nga vendimet e marra prej Avenir Pekës. Bëhet fjalë për rreth 500 metra katror, që hyn në objekte, duke sjellë kështu nxjerrjen jashtë përdorimit të tyre. Më tej në objekt padi thuhet se: ”Këto objekte (tunele) të Gardës janë në inventar të saj, bazuar në VKM nr. 815 të datës 29 nëntor 2007, “Për miratimin e listës shtesë të inventarit të pronave të paluejtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Brendshme, për Gardën e Republikës. Nisur nga kjo situatë, bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 9235 që flet për “Pronat që nuk kthehen”, tregohet se nuk kthehen pasuritë e paluajtshme që i shërbejnë interes publik dhe që shërbejnë për mbrojtjen kombëtare dhe që nuk mund të tjetërsohen”, thuhet në kërkesë padinë të firmosur nga ish-komandanti i Gardës së Republikës, Artan Hoxha. Sipas këtij të fundit në asnjë prej katër vendimeve për kthimin e pronës të Gardës tek privatët, Avenir Peka, nuk është shprehur për këto objekte, duke i trajtuar ato si “Shesh”, në vijim të pjesës tjetër “Shesh”, pra pa barrë moskthimi mbi to, duke vepruar në kundërshtim me ligjin.
Shkrimi u publikua sot (5.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com