TIRANË – Ish-Kryeministri Berisha ka përgëzuar fitoren e Partisë Popullore Europiane në zgjedhjet parlamentare evropiane. Ai i ka shprehur urimet Jean Claude-Juncker, të cilitn e konsideron mik të Shqipërisë!

Berisha shprehet në një mesazh të publikuar shqip në Fb se “Fitorja e juaj dhe e Partisë Popullore Europiane në zgjedhjet e 25 majit është dëshmi madhore e vlerësimit nga qytetarët europian të programit tuaj dhe Partisë Popullore si programi më i mirë për të ardhmen e Europës dhe përgjigja më e sigurtë ndaj krizës dhe sfidave të saj.

Kjo fitore e merituar ka gëzuar shumë miqtë tuaj të shumtë në Shqipëri, Europë dhe në botë. Kombet e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian votuan në shumicë ju për në timonin e Komisionit Europian për kontributin tuaj të shquar si dhe për besimin e tyre të madh tek aftësitë, përkushtimi dhe vizioni juaj për Europën e viteve që vijnë dhe të ardhmjen e saj.”

fb berisha
Redaksia online
(armanda shtembari/Shqiptarja.com)