Berisha tha se Dan Hutra është patronazhisht, Manja në Report Tv: Ka qenë simpatizant i flaktë i PD-së

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në një intervistë për Report Tv u shpreh se Dan Hutra, autor i masakrës së trefishtë dje në Tiranë, pasi vrau tre gra dhe plagosur tre të tjera, është simpatizant i flakët i Sali Berishës. Manja i ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv’, tha se ndryshe nga ajo që thotë Berisha se është patronazhist, ai në fakt është aktivist i PD-së.

‘E vërteta tjetër ka të bëjë me një ngjarje tragjike që ka ndodhur dje. Nga një person që ka shumë probleme me drejtësinë. Sali e hedhi i pari në foltore dhe quajti edhe patronazhisht ,por në fakt e vërteta është krejt tjetër, ka qenë një mbështetës dhe simpatizant i flaktë i Sali Berishës. Madje bashkëvuajtësit e tij e thonë këtë gjë. Siç ka bërë për herë në prag të revolucioneve imagjinare edhe ngjarjen e djeshme u munduan ta përdorim si benzinë për ti hedhur zjarrit për protestën e nesërme. Nuk jam këtu për të gjykuar veprimtarinë e gjyqësorit. S’dua të bëj gjykatësin. Por ngjarja e djeshme meriton një analizë dhe vlerësim real i asaj që ka ndodhur për të parë se ku çaloi zinxhiri i drejtësisë. Si autor i ngjarjes së djeshme lirohen çdo ditë nga institucionet tona. Agjencitë e zbatimit të ligjit. Të ndërmarrim masa në aspektin e organizmit dhe funksionimit të institucioneve tona. Duhet të mbikëqyren nga institucionet.’- tha Manja.


Lajmi kryesor:

Manja në Report Tv: Agron Neza festoi Vitin e Ri me njerëzit e Berishës! Revolucioni opozitës mund të jetë edhe lobim rus?


M.Q./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

SHBA, avioni me 64 pasagjerë në bord përplaset me një helikopter ushtarak në Uashington, ka viktima

SHBA, avioni me 64 pasagjerë në bord përplaset me një helikopter ushtarak në Uashington, ka viktima