Manja në Report Tv: Agron Neza festoi Vitin e Ri me njerëzit e Berishës! Revolucioni opozitës mund të jetë edhe lobim rus?

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja e cilëson si shterpë debatin e sotëm për çështjen e Chales McGonigal, për të cilën thotë se është një çështje që i takon drejtësisë në SHBA. I ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, Manja tha se çështja McGonigal, nuk është një çështje që lidhet me Ramën dhe se dosja është në gjyq atje. Duke u ndalur tek akuzat e opozitës për lidhjen e Ramës me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal, Manja tha se Personi A, (Agron Neza), ka festuar Vitin e Ri 2023 me njerëz të Sali Berishës. Teksa listoi një sërë pyetje për akuzat që Berisha ka bërë kundrejt amerikanëve, Manja tha se ka të drejtë që të ngrejë dyshimet se revolucioni i tij mund të jetë edhe një lobim rus.

'Seancë e qetë pas i e vrertat flet vet. Kur flet e vërteta politikanëve u shterojnë fjalët. Çështja McGonigal, ishte një seancë shterpë, ishte një debat që po u konsumon shqiptareve kohën është një çështje që ka lindur dhe po gjykohet në SHBA. Duhet të kishim bërë një debat më me vlerë. Ndoshta një mocion më debat për atë që u bë dje. Çështja Mc Gonigal Nuk ka ekzistuar. Nuk është çështje që lidhet me Ramën është një çështje e shtetit amerikan. Dosja është në gjyq. Të kishte prova për këtë fakt ju mendoni se do të ishte duke u hetuar në liri me masë me një garanci sigurore. McGonigal po gjykohet për një akuzë që ka të bëjë me arsye etike. S’ka deklaruar takimet që nuk ka deklaruar kur ka qenë në funksion për ato arsye që i di ai.

Çështja do të gjykohet dhe ne do të presim vendimet e drejtësisë amerikane. Ka qenë në Tiranë. Personi A (Agron Neza) nëse do të kishte korruptuar një agjent të FBI-së do ishte në Tiranë duke festuar festat e fundvitit në Tiranë madje po të doni edhe me eksponentë të rëndësishëm të shtabit të Berishës. Ka festuar vitin e ri me njerëz të Berishës e dinë ata. Sapo ndodhin gjëra të tilla Berisha nuk i njeh njerëzit që ka pasur miq. Kjo është e vërteta e rastit Mc Gonigal. Nuk na takon ne në Tiranë të bëhemi më katolik se Papa. Kur sulmohet kas shumë ambasada e SHBA në Tiranë? Kur përpiqet që me McGonigal të stigmatizohet krejt FBI? Kur dje në mos gaboj është sulmuar dhe Eskobari? Mos vallë ky sulm dhe revolucioni i famshëm i opozitës është lobim rus. Në asnjë rast nuk shih të ngrihet më rasti Muzin.’- tha Manja.

Me aktakuzën amerikane në dorë, kryeministri Edi Rama iu përgjigj në Kuvend 14 herëve ku emri i tij lidhet me ish agjentin e FBI McGonigal. Një për një Rama i kërkoi opozitës të sqarojë se ku është komprometimi përsakohë nuk ka asnjë akuzë ndaj tij nga drejtësia amerikane. Rama paralajmëroi opozitën për një tjetër non grata dhe u tha se sot ndahen rrugët e tyre politike duke i sfiduar me fitore më 14 maj. Pas shpjegimeve për McGonigal, kryeministri Rama u largua nga dhe po ashtu edhe gjysma e deputetëve në sallë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:42
Masakra e Dan Hutrës, Manja në Kontrast: Do marrim një nismë ligjore për të hequr gjykimin e shkurtuar për burrat që dhunojnë gratë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka bërë të ditur sot në Report Tv, se shumë shpejt në Komisionin e Ligjeve do të merret nisma e re për burrat që dhunojë gratë, ku do të hiqet njëherë e mirë gjykimi i shkurtuar. Kjo deklaratë e Manjës vjen pas ngjarjes horror që ndodhi mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, ku humbën jetën tri gra nga Dan Hutra, një ish i dënuar, por i liruar disa herë për arsye që ende janë “mister”.

‘Personalisht së bashku me ish kolegen time Vasilika Hysi kemi tentuar të marrim një nismë ligjore për një ndryshim në kodin e procedurës penale dhe besoj see do ta vëmë në lëvizja duhet një ndryshim në kodin  e procedurës penale që personat që akuzohen për dhunë në familje nuk duhet të përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar. Gjykimi i shkurtuar është një benefit që ta jep ligji kur ti pranon fajësinë apo kur ti pranon që të gjykohesh me gjendjen që janë provat dhe si benefit kodi i procedurës penale, ligji jonë i jep të drejtën me uljen e masës së dënimit me 1/3. Si qenkemi bërë për personat që akuzohen për vepra që kodi penal ka burgimin e përjetshëm këtë masë procedurale do të duhet ta ndërmarrim ne si ligjvënës edhe për personat që akuzohen për dhunë në familje, nuk kanë pse ta përfitojnë këtë benefit ligjor. Ndoshta kjo mund të ishte një nga masat paraprake që ne si ligjvënës duhet të ulemi dhe ta marrim në konsideratë.’- tha Manja.

Ora 19:01
21 janari, Ministri i Drejtësisë për Report Tv: S’është zbardhur! Nëse ka prova se janë implikuar zyrtarë të lartë çështjen ta marrë SPAK

 

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, u shpreh se vrasjet e 21 janarit ende nuk janë zbardhur, ndërsa shtoi se ato ishin vrasje në bashkëpunim. Sipas Manjës, nëse zyrtarë të lartë politik janë implikuar çështjen duhet ta marrë në shqyrtim SPAK.

‘Çështja e 21 janarit është ende e pazbardhur. 21 janari sapo është hapur. Është vrasje në bashkëpunim. Kushdo mund ta kishte vrarë. Kanë përgjegjësi të reagojnë bashkë me ne për atë që dëgjuan sot. Është një debat, duhet të kërkojnë të gjithë ne emër të drejtësisë të zbardhet 21 janari. Këto të gjitha do të duhet që ti hetojë drejtësia. Do të duhet të ketë një vendimmarrje e cila do të duhet ta vërë gishtin mbi plagë.  Nëse zyrtarë të lartë politik dalin të implikuar çështja duhet ti shkojë SPAK. Unë se mendoj dot se ish-komandanti ka vepruar në kokën e vet, kur dihet që në godinë kanë qenë zyrtarët me të lartë ët shtetit Berisha dhe Basha. Kjo ngjarje do të duhet të hetohet me gjithë dimensionin e vet. U tentua që të vritet shpirti i protestës në këtë vend. Ne i kemi dhënë jetë protestave në këtë vend. Kur kam dëgjuar sot atë audiopërgjim, më është kujtuar vetja se viktimë e atij urdhri mund të ishte kushdo prej nesh.’- u shpreh Manja.

Ora 18:33
Nesër gjyqi për vulën e PD-së, Manja në Report Tv: I vetmi interes i yni, të dimë kë kemi përballë më 14 maj

Ministri i drejtësisë Ulsi Manja, thotë se i vetmi interes që ka mazhoranca për seancën që do të zhvillohet nesër në Apel për vulën e PD-së është vetëm për faktin se kë do të kenë përballë ato në zgjedhjet lokale të 14 majit. 

'Ne kemi një datë 14 majin! Ku qytetarët na presin të shkojmë me një ofertë. Se kuptoj trajektoren e opozitës në Kuvend. Se di për kë po e bëjnë luftën. Ato duhet të kontrollojnë shumicën, kur ka një opozitë të fortë që vjen me një vizion dhe alternative sigurisht dhe mazhoranca është më e përgjegjëse. Në sot bëjmë dhe opozitën dhe qeverisjen. Ju e dini shumë mirë se brenda mazhorancës, më opozitë bëjmë ne për veten se opozita që kemi. I vetmi inertes i yni për nesër është të dimë kush do të jetë përballë nesh më 14 maj. Duam një opozitë, kushdo të jetë kjo opozitë e duam përballë me 14maj. Të regjistrohemi në KQZ të regjistrojmë dhe listat e këshilltareve e secili të shkojë me ofertën e vet. Se kush e merr vulën si intereson fare kësaj mazhorance. Duam opozitën të vijë në sheshin e Mejdanit.  Nesër gjykata do të japë fjalën e vet dhe unë këtu dua ta ndaloj përgjigjen time.’- tha Manja.

Ora 18:15
Berisha tha se Dan Hutra është patronazhisht, Manja në Report Tv: Ka qenë simpatizant i flaktë i PD-së

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në një intervistë për Report Tv u shpreh se Dan Hutra, autor i masakrës së trefishtë dje në Tiranë, pasi vrau tre gra dhe plagosur tre të tjera, është simpatizant i flakët i Sali Berishës. Manja i ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv’, tha se ndryshe nga ajo që thotë Berisha se është patronazhist, ai në fakt është aktivist i PD-së.

‘E vërteta tjetër ka të bëjë me një ngjarje tragjike që ka ndodhur dje. Nga një person që ka shumë probleme me drejtësinë. Sali e hedhi i pari në foltore dhe quajti edhe patronazhisht ,por në fakt e vërteta është krejt tjetër, ka qenë një mbështetës dhe simpatizant i flaktë i Sali Berishës. Madje bashkëvuajtësit e tij e thonë këtë gjë. Siç ka bërë për herë në prag të revolucioneve imagjinare edhe ngjarjen e djeshme u munduan ta përdorim si benzinë për ti hedhur zjarrit për protestën e nesërme. Nuk jam këtu për të gjykuar veprimtarinë e gjyqësorit. S’dua të bëj gjykatësin. Por ngjarja e djeshme meriton një analizë dhe vlerësim real i asaj që ka ndodhur për të parë se ku çaloi zinxhiri i drejtësisë. Si autor i ngjarjes së djeshme lirohen çdo ditë nga institucionet tona. Agjencitë e zbatimit të ligjit. Të ndërmarrim masa në aspektin e organizmit dhe funksionimit të institucioneve tona. Duhet të mbikëqyren nga institucionet.’- tha Manja.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 03/03/2023 03:38

    Gjykimi i shkurtuar duhet hequr krejtesisht nga sist.penal shqiptar,jo vetem per burra qe dhunojne grate,por per cdo krim tjeter.Nese eshte dicka per te cilen do te duhej qe shqiptaret te protestojne,kjo do te ishte nje kauze e drejte.

    Përgjigju
  • Arbëri: 02/03/2023 22:32

    Të gjithë prorusët gjykpjn të tjerë se janë prorus,e ju në pushtet pro ruse proser e futët Shqipërin në federat me serbin ua q… ftyren e tradhtarëvet të pështirë

    Përgjigju
  • Mala: 02/03/2023 20:42

    Jo vetem ruse,po serboruse, Salo gjithmone kur i duhet Serbise te krijohet tollovi ne Shqieri per te demtuar Kosoven,ai organizon "bylykun e re,voltuesve" kuder qeveirse ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur

Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur