Ish lojtari i Chelsea, Lamisha Musonda ka njoftuar  se gjendja e tij shëndetësore është shumë e rëndë dhe se rrezikon të vdesë.

33-vjeçari nuk dha detaje për atë që po i ndodh, por përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Musonda tha se i kanë mbetur pak ditë jetë.

“Më kanë mbetur vetëm pak ditë. E kuptoj që kam kaq shumë njerëz pranë dhe gjithmonë do t’i çmoj kujtimet. Jeta është e vështirë.Jeta ka kaq shumë ulje-ngritje dhe askush nuk e di vërtet dhimbjen që po kalon. Kanë qenë disa vite të vështira dhe të lodhshme për mua. Dhe me trishtim duhet t’ju informoj se kam luftuar për të ruajtur shëndetin tim, prandaj kam heshtur në rrjetet sociale.”, shkruan ai.