Ish luftëtari i UÇK në Hagë, deklarata të forta për Thaçin: Njeri i rrezikshëm

Ish luftëtari i UÇK në Hagë, deklarata të forta për Thaçin: Njeri i rrezikshëm

Fadil Geci

Ish luftëtari i UÇK Fadil Geci, ish deputet i LDK u pyet në dhomat speciale në Hagë në procesin ndaj ish presidentit Hashim Thaci. Deklaratat e tij ishin të forta sidomos ato për komunikatën e famshme 59 e cila dëmtoi familjen Geci. Ai akuzoi ish-presidentin se është ai shkruesi i saj. Ish luftëtari e cilësoi Thaçin një njeri të rrezikshëm.

Nëpërmjet komunikatës 59 sipas Gecit dukeshin qartë ambiciet politike të përpiluesit, të cilët pas vdekjes së anëtarëve të familjes Jashari shihnin familjen Geci si pengesë. Sipas ish luftëtarit, i cili në këtë rast nuk përmendi emra specifik, persona që ndodheshin në sallën ku ai po dëshmonte i janë gëzuar vdekjes së anëtarëve të familjes Jashari.

“Komunikata 59 është ndër misteret më të përfolur rreth UCK. Një komunikatë pa vulë apo firmë e cila dënonte një linjë kolaboracionistësh” ka thënë Fadil Geci.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?