Megjithëse e tha qartë se është totalisht indiferent ndaj sulmeve politike në punën e tij, Partia e Lirisë vijoi sulmet ndaj kreu të SPAK Altin Dumani. Nga Shkodra ku nisi takimet për zgjedhjet, Tedi Blushi tha se SPAK është kthyer në një organizatë kriminale që i garanton imunitet politik korrupsionit qeveritar e bandave.
"Presidenti i PL u rrëmbye në mënyrë banditeske nga ky regjim. Meta i ndaluar në këtë masë ekstreme izolimi, vetëm për shkak se ka mbrojtur me të gjitha fuqitë interesin kombëtar, çështjen e Kosovës, integritetin territorial të Shqipërisë nga tradhtia më e madhe që i është bërë këtij vendi siç është shitja e detit nga Rama dhe Basha. Presidenti i PL është i izoluar pa asnjë provë, pa asnjë dëshmi, por vetëm se SPAK është shndërruar në strukturë kriminale që sot garanton imunitetin politik të kësaj qeverie, u jep imunitet politik bandave të lidhura me qeverinë, po i jep imunitet politik korrupsionit qeveritar", tha Blushi.
Arrestimin e Metës vijon ta quajë banditeskt dhe të urdhëruar sipas tij nga regjimi kriminal për të goditur opozitën.
"U përcjell përshëndetjet më të përzemërta të Metës. I cili është në një maskë ekstreme izolimi për të penguar aktivitetin e tij politik, sepse ky regjim kriminal që sot ka marrë peng Shkodrën, po përpiqet të marrë peng të gjithë ata faktorë që janë në krye të betejës sonë, betejës së gjithë shqiptarëve për të çliruar Shqipërinë nga ky regjim që në 11 vite ka shpopulluar Shkodrës, të gjithë Shqipërinë", vijoi Blushi.
Një koment e pati edhe për masakrën me 4 të vrarë në Dobraç të Shkodrës, ku tha se tregon që bandat qeverisin vendin.
E papranueshme që ky qytet simbol i lirisë dhe demokracisë në vend, që aq shumë ka vujtuar nga autoritarizmi, që aq shumë ka vuajtur nga sigurimi i shtetit, edhe sot pas gati 3 dekadash, pas rënies së murit të Berlinit vuan sot diktaturën po aq të egër, por kësaj here të mafies në pushtet.
Vijmë në këtë qytet pas një ngjarje tragjike që tronditi jo vetëm Shkodrës, por gjithë opinionin publik. Ngjarje e rëndë që s’tregon asgjë tjetër, veçse që bandat qeverisin Shkodrën, gjithë vendin.
O bibilush do merni Noc Rrokunnnnnn
PërgjigjuTedin se voton me as gruaja e tij e jo me ats qe ka aty! Se kuptoj perse i jepni hapesire mediatike nje shp-je te falimentuar. Te pakten merrini parate per reklamen qe dalin ne media, pavaresisht se produkti i tyre eshte i skaduar.
PërgjigjuNuk e kuptoni qe jeni kethyer ne stalle derrash... gjithe populli ju urren jeni hajduta lapanjoz..
Përgjigju