Ish-të përndjekurit,përfituesit e
parë të dëmshpërblimit janë femrat

Ish-të përndjekurit,përfituesit e<br />parë të dëmshpërblimit janë femrat
TIRANË - Ish-të përndjekurit politikë femra dhe ata që vuajnë nga sëmundje të rënda do të jenë të parët që do marrin lekët e dëmshpërblimit për vitet e burgut. Zv/ministrja e Mirëqenies Sociale, Gentiana Sulaj, ka shpjeguar ndryshimet që i janë bërë ligjit për dëmshpërblimet dhe kategoritë prioritare te ish-të përndjekurve që do të përfitojnë të parët.
 
Aktualisht 2700 ish të dënuar politikë janë gjallë, dhe për të likujduar tetë këstet që u takojnë, duhen në total 85 milionë dollarë.
 
Grupi i punës i ngritur në ministrinë e Mirëqenis Sociale, do të nisë shumë shpejt shqyrtimin edhe të mbi 2000 dosjeve të ish të përndjekurve politikë, që kanë ngelur jashtë kësaj skeme për shkak të mangësisë në dokumentacion. Sipas përllogaritjeve paraprake do të duhen 400 mln dollarë për të dëmshpërblyer të gjithë të dënuarit politikë për vitet e burgut gjatë monizmit.
 
PROJEKTLIGJI
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka prezantuar dje ndryshimet që do i bëhen ligjit për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve. Në një dalje për mediat nga kjo ministri, zv/ministrja Genta Sula u shpreh se ishte rënë dakord që të dëmshpërbleheshin ata persona ish-të përndjekur të cilët janë gjallë. Fondi për këtë kategori ish-të përndjekurish është 8 miliardë lekë ose rreth 85 milionë dollarë. “Konstatuam se gjithsej ish të burgosur politikë gjallë janë 2754 persona. Nga këta në moshën mbi 75 vjeç janë 1284 persona, të tjerët janë nën 75 vjeç.

Nga këta na ranë në sy që gra janë 117 persona. Duke bërë disa analiza financiare konkluduam që shuma që mbetet për të shpërblyer kategorinë e personave të gjallë është 8 miliardë e gjysmë lekë ose rreth 85 milionë dollarë”, ka theksuar Sula. Sipas saj, kategoria e ish-të përndjekurve që janë gjallë është konsideruar si një grup prioritar, dhe brenda këtij grupi janë veçuar disa nëngrupe si ish të dënuarat politike femra, ish të dënuarit politikë të mbetur gjallë mbi moshën 75 vjeç, ish-të dënuarit politik që kanë sëmundje të rënda, ish të dënuarit politikë që kanë fëmijë minorene dhe ata që janë nën 75 vjeç.
 
FONDI
Për të kryer të gjitha pagesat dhe këstet e 2754 të ish të përndjekurve të cilët mund të jenë nga 2 deri në 8 të tilla, Ministria e Mirëqenies Sociale, ka përllogaritur një fond prej 85 milion dollarësh. “Sipas këtij ligji çdo fond vjetor të ndahet në 70% që të shpërblejë kategorinë prioritare dhe 30% për të shpërblyer trashëgimtarët e këtyre personave. Sipas ligjit do të shpërblehen ata që nuk kanë marrë asnjë këst, më pas ata që kanë marrë vetëm një këst, pastaj vetëm ata që kanë marrë vetëm dy këste, e kështu me radhë”, ka nënvizuar Sula, ndërsa garantoi se ndryshimet në ligj do të miratohen në verën e këtij viti.

Grupi i punës i ngritur në ministrinë e Mirëqenies Sociale, do të nisë shumë shpejt shqyrtimin edhe të mbi 2000 dosjeve të ish të përndjekurve politikë, që kanë ngelur jashtë kësaj skeme për shkak të mangësisë në dokumentacion. Sipas përllogaritjeve paraprake do të duhen 400 mln dollarë për të dëmshpërblyer të gjithë të dënuarit politikë për vitet e burgut gjatë monizmit.


TE PERNDjekurit perfitimet

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali