Ish-ushtarakët, sot nis kthimi
i lekëve, ja kush do të përfitojë

Ish-ushtarakët, sot nis kthimi<br />i lekëve, ja kush do të përfitojë
TIRANE- Nga sot Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të nisë kthimin e lekëve për ish-ushtarakët. Vendimi i qeverisë përcakton se nga 1 nëntori të gjithë ish-ushtarakëve që u është mbajtur një pjesë e pensionit, u kthehen lekët mbrapsht. Duke filluar nga viti 2010 deri në 2015-n, ish ushtarakëve u është mbajtur deri në 25% e pensionit, për shkak të një vendimi të ish qeverisë “Berisha”, e cila i shpalli debitorë.

Shumat e detyrimeve të krijuara nga rillogaritja e përfitimeve suplementare, të paguara, i kthehen çdo kreditori të shpallur, në këste të barabarta, në periudhën nëntor 2016 – maj 2017”, përcaktohet në vendimin e qeverisë. Një ish-ushtaraku që i janë mbajtur 30 mijë lekë, do t’i kthehen lekët me 8 këstë. Kjo do të thotë se do t’i kthehen çdo muaj 3.750 lekë, deri në muajin maj. Janë rreth 5 mijë ushtarakë në pension të cilët do të kenë më detyrime ndaj Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe për më tepër ju kthehet debia që u është, mbajtur përgjatë këtyre viteve.

Sipas vendimti të qeverisë në toal ish ushtarakëve do t’ju kthehen 369 milionë lekë, ku 180 milionë lekë do të jepen në vitin 2016 dhe 189 milionë lekë në vitin 2017. Deri në muajin maj kjo kategori pensionistësh do të marrë të gjitha lekët mbrapsht me 8 këste. Përfitimi që do marrin ish-ushtarakët varion nga 25 mijë lekë deri në 400 mijë lekë. Burime pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore bëjnë me dije se janë përgatitur listat e atyre personave që do t’ju kthehen lekët.

Vendimi
Shuma e detyrimeve të falura, sipas gjendjes deri më 31.5.2016, të evidentohet veç për çdo person debitor, sipas numrit dhe kodit informatik të përfitimit, të nënshkruhet nga nëpunësi autorizues dhe nëpunësi zbatues i njësisë shpenzuese dhe të jepet evidentim dhe evadim i debitorit në dokumentet kontabile, si dhe në sistemin informatik të përfitimeve të sistemit të sigurimeve shoqërore.

Brenda pesë muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, ISSH-ja të evidentojë në kartela të veçanta financiare shumat e detyrimeve të paguara nga personat përfitues, në harkun kohor dhjetor 2010 deri më 30.4.2016, duke bërë shpalljen e kreditorëve dhe të njoftojë personat e interesuar. Shumat e detyrimeve të krijuara nga rillogaritja e përfitimeve suplementare, të paguara, i kthehen çdo kreditori të shpallur, në këste të barabarta, në periudhën nëntor 2016 - maj 2017.

Efektet financiare për kthimin e shumave të detyrimeve të paguara nga përfituesit, të cilat përllogariten në shumën 369 milionë lekë, ndahen për pagesë: 180 milionë lekë në vitin 2016 dhe 189 milionë lekë në vitin 2017. Shuma e fondeve të përcaktuara për vitin 2016 përballohet nga fondi i miratuar për Institutin e Sigurimeve Shoqërore, ndërsa shuma e fondeve të vitit 2017 të parashikohet në buxhetin e sigurimeve shoqërore të vitit 2017.
Redaksia Online
(Er.Nu/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur