Sokol Hasani, personi që ka paditur në Gjykatën e Lartë Sali Berishën, Saimir Tahirin dhe kryeministrin Edi Rama, tashmë ka dorëzuar një tjetër padi në sekretarinë e Gjykatës së Tiranës, ku ka vendosur të padisë ambasadorin Britanik në Tiranë, Nicholas Cannon.
 
Sokol Hasani kërkon dëmshpërblim financiar nga z.Cannon, ndërkohë që nuk dihet arsyet e sakta se për çfarë shifre dëmshpërblimi bëhet fjalë si dhe arsyet se pse ka lindur ky konflikt mes ish-zv/kryetarit të Aluiznit dhe ambasadorit Britanik në Tiranë Nicholas Cannon.
 
Në objektin e padisë civile thuhet tekstualisht: “…Detyrimi i palës së paditur për të dëmshpërblyer palën paditëse për dëmin e shkaktuar,në masën e përcaktuar nga gjykata. Pritet që kjo çështje të gjykohet në ditët në vijim, ndërkohë që gjyqtar është përzgjedhur, Asim Vokshi.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)