‘Isha ushtar në kufi, kur baba më nisi telegramin’. Drama e çiftit lezhjan në kohën e komunizmit

Kjo histori vjen e rrëfyer nga babai Ndue Kuçaj, në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV, i cili kryente shërbimin ushtarak ditën që vajza erdhi në jetë. Ai rrëfen se foshnja u lind nën peshë dhe infermieret në fshat i thanë nënës Dila se duhej ta dërgonin në spitalin e Shkodrës. Për shkak të kushteve jo të mira shëndetësore, nëna nuk e shoqëroi dot foshnjën. Një javë më pas, një telegram nga spitali i Shkodrës mbërriti në familjen Kuçaj, ku shkruhej se foshnja kishte ndërruar jetë.

Në shkurt të vitit 1968 ne u martuam dhe në fund të atij viti  më morën ushtar. Gruaja ishte shtatzënë, ndërsa asokohe jetonim në Kashnjet të Lezhës. Në 13 qershor të vitit 1969 nusja lindi në shtëpi. Infermierët thanë se fëmija ishte nën peshë dhe si i tillë duhet ta dërgonin në spital, 10 ditë pasi lindi. Nëna nuk e shoqëroi sepse kishte probleme pas lindjes, ndërsa unë isha ende ushtar. Bashkëshorten e lanë aty, nuk shkoi kush më sepse ishte shumë larg. Një javë më pas vjen një telegram ku thuhej se vajza ka ndërruar jetë. Babai dhe vëllai im kanë shkuar në spital, por atje i thanë se foshnja ishte varrosur nga personeli, por vendin nuk ua treguan. 

Babai, nga studio e programit e ka të vështirë të kujtojë ditën, kur pasi u kthye nga ushtria nuk e gjeti të bijën e porsalindur në shtëpi, ndërsa një lot i rrëshket në faqe. Çifti nuk e besoi kurrë se vajza kishte ndërruar jetë, por se nga kërkimet Ndue ka mundur të mësojë se në të vërtetë ajo ishte dërguar në befotrofin e Shkodrës dhe jo në spital.   

Kur u ktheva nga ushtria mezi prisja të shija vajzën, kur mësova lajmin nuk e mbaja dot vehten. Kam kërkuar shumë për të mësuar të vërtetën dhe zbulova se vajza ishte dërguar në befotrof. Nuk shkova të kërkoja kurrë. Tani mora guximin ta kërkoj. 

Pas dëshpërimit për fëmijën e tyre të parë, prindërit i vendosën të njëjtin emër edhe vajzës së dytë, por që fatkeqësisht ndërroi jetë. 

Emri i vajzës është i trashëguar prej shekujsh. Edhe vajzës tjetër këtë emër i vura por nuk jetoi pas lindjes. Donim ta trashëgonim këtë emër por nuk mundëm. 

Ndue dhe Dil Kucaj janë prindër të dy djemve si dhe janë bërë gjyshër, por pengu i jetës është vajza, për të cilën janë në kërkim prej 51 vitesh. 

 

O.D./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën