Ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, i ftuar në Real Story me gazetarin Sokol Balla,ka përsëritur apelin e tij për moskapjen e “peshqve të mëdhenj”.

Lu ka thënë se i akuzuari si kreu i një grupi të strukturuar kriminal, Emiljano Shullazi ka kërcënuar gjykatës dhe prokurorë.

Jam i skandalizuar që ende nuk është kapur Klement Balilin. Jam i skandalizuar që Lul Berisha lirohet herët nga burgu. Jam i skandalizuar që Shullazi ka kërcënuar gjykatës dhe prokurorë, aq sa prokurorët as nuk shkojnë në gjyq.

Donald Lu, ambasadori amerikan në largim