Ish-ambasadorja britanike në Tiranë merr detyrën e re, sekretare private e çiftit mbretëror

Ish-ambasadorja britanike në Tiranë merr detyrën e re, sekretare private e çiftit mbretëror

Britani e Madhe- Fiona Mcilwham, ish-ambasadorja britanike në Tiranë, do të jetë sekretarja private e princit anglez Harry dhe bashkëshortes së tij, aktores së njohur Meghan Marcle. Sipas medias britanike, posti i sekretares private është  posti më  i lartë për një zyrtar, pranë çiftit mbretëror, që njihen si princi dhe dukesha e Sussex-it. Fiona Mcilwham zëvëndëson në këtë post Samantha Cohen. 

 Pas përfundimit të mandatit në Shqipëri, Fiona Mcilwham ka shërbyer në Ministrinë e Jashtme britanike, Foreign Office në drejtorinë për Ballkanin. Televizioni britanik ITV,  thotë se ajo ka marrë përgjegjësi shumë të madhe për t’u bërë sekretarja private e çiftit më të famshëm në botë. Çifit mbretëror është çdo ditë në vëmendje të medias, e cila kritikon dhe nxjerr në pah anët pozitive të çiftit mbretëror. Ditët e fundit, media britanike lëshoi kritika të shumta për princin Harry dhe bashkëshorten, të cilët përdorën një avion privat që doli se ishte paguar nga këngëtari Elton John.

Muajt e fundit, Princi dhe Dukesha e Sussex janë përballur me disa largime të stafit. Kjo ka prodhuar disa shkrime sidomos në gazetat tabloid të cilat shkruajnë se Harry dhe Meghan i kanë të vështira marrëdhëniet me këshilltarët e tyre. Sipas  televizionit ITV,  janë të shumtë njerzit të cilët dëshirojnë që zonja Fiona Mcilwham të jetë e suksesshme në detyrën që ka marrë dhe  kjo do të varet nga marrëdhënia e saj me Harryn dhe Meghan.

Foto e ish-ambasadores Mcilwham me Bamir Topin në Tiranë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja