Ish-asistenti i Argitës në rrezik! Amerikanët i refuzuan vizën, probleme me pasurinë, Vetingu shtyn shpalljen e vendimit

Ish-asistenti i Argitës në rrezik! Amerikanët i refuzuan vizën, probleme me pasurinë, Vetingu shtyn shpalljen e vendimit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shtyrë shpalljen e vendimin për fatin e gjyqtarit të Apelit në Tiranë, Fatri Islamaj, i lakuar si kushëri i ish-kryeministrit Sali Berisha si dhe si ish-asistent i vajzës së ish-kryeministrit, Argita Berisha Malltezi, në Fakultetin Juridik të Tiranës. Islamaj doli para Komisionit të Vetingut në datën 3 dhjetor 2019, ku u njoh me rezultatet e hetimit ndaj tij për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Vendimi ishte parashikuar të shpallej në datën 5, ora 14:00, por pikërisht në këtë datë KPK njoftoi shtyrjen e shpalljes me datën 10 dhjetor. “Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, për shkaqe të arsyeshme seanca e shpalljes së vendimit për subjektin e rivlerësimit, Z. Fatri Islamaj, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë, përcaktuar në datë 05.12.2019, ora 14:00, do të shtyhet për në datë 10.12.2019, ora 09:45. Kjo seancë do të mbahet në të njëjtën sallë në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë!”, thuhet në njoftim.

Po cilat ishin konkluzionet e trupit gjykues të përbërë nga Pamela Qirko, Lulzim Hamitaj dhe Valbona Sanxhaktari për Fatri Islamajn?

KPK ka konstatuar se Ambasada Amerikane në Tiranë kishte refuzuar gjyqtarin për ta pajisur me vizë. Megjithatë, refuzimi i vizës nuk i është bërë për përfshirje në praktika të paligjshme, siç ka ndodhur me Adriatik Llallën, por për arsye të tjera. Komisioni ka administruar një raport të ILDKPKI, sipas të cilit gjyqtari Fatri Islamaj nuk e justifikonte pasurinë me burime të ligjshme të ardhurash, kolizion i cili është kundërshtuar dhe hedhur poshtë nga gjyqtari. Ndërkaq, nga hetimi i thelluar i trupit gjykues ka rezultuar se Fatri Islamaj ka blerë një apartament në vitin 2016 me çmim preferencial dhe me kredi të mbuluar 100 % nga banka, gjë e cila nuk ndodh me qytetarët e tjerë, pasi banka financon zakonisht 70-80 % të vlerës të pasurisë.

Apartamentin me sipërfaqe 144.5 m2 në Tiranë e ka blerë për 10.5 milionë lekë. Kaq ishte edhe kredia që ka marrë në bankë. Gjyqtari ka deklaruar se apartamentin e ka blerë më çmim më të lartë se të tregut, pasi nuk ishte përfunduar ende dhe madje kishte vendosur që të mos jetonte aty, për shkak të ndotjes mjedisore. Megjithatë, Islamaj nuk iu përgjigj dot pyetjes se si ka mundësi që banka i kishte mbuluar 100 % të vlerës së apartamentit. Më tej, KPK ka konstatuar se gjyqtari ka deklaruar vlera të ndryshme të një makine. Për këtë gjetje, gjyqtari tha se ishte një lapsus. Trupi gjykues ka hedhur dyshime edhe për një konflikt të mundshëm interesi. Kur  Fatri Islamaj ishte kryetar i Gjykatës së Tiranës, kunata e tij ishte sekretare e kësaj gjykate. Por, gjyqtari ka pohuar se i ka kërkuar kunatës të largohej dhe se ajo është larguar pasi ai është emëruar kryetar gjykate.

Fatri Islamaj ka nisur karrierën në sistemin gjyqësor në Gjykatën e Fierit. Në vitin 2010 u transferua në në Gjykatën e Tiranës. Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në mbledhjen e 18 janarit 2013, në atë kohë nën drejtimin e Bujar Nishanit, e emëroi Fatri Islamajn kryetar të Gjykatës së Tiranës. Islamaj ishte 33 vjeç kur u emërua. Tre vjet më vonë, në nëntor 2016, ish-presidenti Bujar Nishani e emëron Fatri Islamajn gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë. Përfaqësues të PS e kanë lidhur karrierën e shpejtë të Fatri Islamajt në gjyqësor me afërsinë e tij me familjen Berisha.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Juristi: 08/12/2019 10:01

    Zoti Fatri Islamaj eshte nje nga asetet e drejtesise shqiptare. Ka shume cilesi ka indegritet profesional dhe moral.Keto lloj gjyqtaresh i duhen sistrmit. Jo gjyqtar qe behen ushtar. Nuk ka asnje rast qe te kete marre ndonje vendim politil gjate karrieres se tij si gjyqtar.

    Përgjigju
  • genti: 07/12/2019 23:02

    nqs iken fatri islami nga sistemi duhet te ikim te gjithe nga shqiperia

    Përgjigju
  • edi: 07/12/2019 15:05

    Keto bajga kane drejtuar Shqipetaret .Ankimi pse jo keto del ne pah pislleku i asaj kohe te veshtire me makinacione nga keto batakcilere qe edhe sot kerkojne te rreshkasin brenda dhe te bejne amullira si dikur Berisha sulme kamikazesh ,Meta Trimi i Boleve tona ,Lulushi si ciceron per drejtesi e ndershmeri ,qe i prieur tere koherave ,kur rdhen nga Fshati i Dibres Per ca muaj kaloi si kamarier ,dhe u katapulua me ca muaj shkolle si Minister ne shume dikastere ,dhe fundi nga nje BREKE-GRISUR TE THARTUARA E PA CORAPE U BE MILIONER CUDITESHME ok SOT KERKOJNE DASHURI ,QETESI ,NDERSHMERI .UNITET DHE DREJTESI ,PO DREJTESIA PO NGRIHET ,EPO PROBLEMI ESHTE SE SJANE ME ATO TE KOHES SE BASTARDIT PLAK DOBIC Berishes dhe te shokut te L.S.I-se kumandarit Komunist Meta ,

    Përgjigju
    • www.youngtribune.com: 08/12/2019 10:16

      Ky ka marre lek ne dy ceshtje te vertetuara. Ky do iki se eshteni korruptuar ne palce. Bravo vetingu. Shporri keto larva nga sistemi i drejtesise

    • Agroni: 07/12/2019 20:51

      O edi po ku e njeh ti kete gjykatesin. Po ky eshte nder me te aftit.

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD