Ish-burgu i Spaçit në sytë e rinisë evropianë, e viziton për herë të parë dhe ambasadori gjerman: Të rinjtë të dinë vuajtjet e së kaluarës

MIRDITË- Të shikosh nga afër godinën e ish-burgut famëkeq te Spaçit dhe të njihesh me vuajtjet e të parëve duket e paimagjinushme për të rinjtë nga vende të ndryshme të Evropës.

Të rinjtë janë bërë pjesë e një kampi veror që zhvillohet për të tretin vit radhazi në vendin tonë, duke u njohur me historinë dhe vuajtjet e të burgosurve politikë.

Për herë të parë e pa këtë vend, edhe ambasadori Gjerman në vendin tonë Peter Zingraf.

“Kam lexuar dhe dëgjuar shumë për këtë vend, regjim shumë mizor dhe shumë diktatorial. Jam i lumtur të jem mysafir i këtij grupi të rinjsh ndërkombëtar për të parë nga afër ish burgun. Jemi përpjekur të mbështesim Shqipërinë në mënyra të ndryshme dhe është mirë për të rinjtë që të dinë vuajtjet e së kaluarës për të punuar për të ardhmen”, tha Zingraf.

Kampi veror në ish-burgun e Spaçit në qytetin e Mirditës do të zgjasë për disa ditë me radhë, ndërsa pjesë e tij janë bërë të rinj nga 6 vende të ndryshme të Evropës përfshire dhe Shqipërinë, për t’u njohur me vuajtjet e së kaluarës.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tutu: 04/10/2021 12:32

    Pse lodhesh mor burre deri ne Spaç… coji njehere ne Buchenvald ..Mathauzen… me shume se atje nuk kane ku te medojne…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm