Ish-deputetja: Jam tronditur nga personalitetet e PD, sulmi ndaj Lu nga një dorë e zezë

Ish-deputetja: Jam tronditur nga personalitetet e PD, sulmi ndaj Lu nga një dorë e zezë

Albina Deda

TIRANE-Ish-deputetja e PD, Albina Deda përmes një statusi në Facebook ka reaguar pas sulmeve në adresë të ambasadorit të SHBA në Shqipëri, Donald Lu.  Ajo shprehet se nuk mund të kuptojë personalitetet e PD të cilët i janë kundërvënë ambasadorit të SHBA.

Në fund të reagimit, Deda atakon edhe ish-kryeprokurorin, kur thotë se “Nëse ndonjë LLallë a përrallë për të kamufluar veprimet e veta abuzive e korruptive synon të inskenojë e shpikë histori e trillime me ambasadorin e shtetit i cili është engjëlli mbrojtës i kombit tim unë me sinqeritet rezervoj për të vetëm një fjalë:përbuzje” thotë Deda.

Sulmi ndaj Ambasadorit te USA-Gracka qe po i serviret Opozites! (Pershtypje) Jam e tronditur nga nje sulm i sinkronizuar e i dirigjuar nga nje dore e zeze qe i behet ambasadorit amerikan ne Tirane. Ky sulm nese do te vinte nga te majtet ne pushtet nuk do çuditesha. Se jane pinjollet biologjike e ideologjike te ish byroisteve komuniste antiamerikane ata qe i prijne sot PS-se dhe shtetit.

Mirkuptoj edhe ndonje reagim militantesh qe padjallezisht leshojne klithma virtuale por nuk mund te mirkuptoj dhe as pranoj kurre qendrime a deklarime personalitetesh politike te PD-se te bien ne gracken e panevojshme te sulmeve kunder Ambasadorit te Amerikes jo vetem te fuqise me te madhe e me demokratike te globit por dhe mikut me te madh te kombit tone se paku prej kohes se Presidentit Ëillson.

Jane mijera shembuj por ndalem ne 3 prej tyre. Kam pasasysh kontributin e Amb.amerikan Hug Grang e Bernshtajn ne perparimin e Shqiperise ne vitet’30. Permallohem nga ajo qe ka bere USA ne rastin Kosoves. Dhe si demokrate kujtoj me nostalgji momentet e paperseritshme te ndihmes direkte te Ambasadorit Rajerson per proceset demokratike ne vitet’90.

Personalisht jo vetem parimisht jam e bindur se SHBA-ve ne vendin tone jo vetem nuk ju intereson individi politik qe drejton ne politiken shqiptare dhe as kahet e tyre por nuk ndodh kurre qe te behen pale.

Eshte nje princip dominant ne rolin e veprimtarine diplomatike: Interesat e SHBA-ve dhe progresit te proçeseve demokratike. Keshtu qe e quaj jo vetem mediokritet por dhe gracke qe demokratet,njerezit qe per 50 vite u ndeshkuan pikerisht nga dashuria e lidhjet me SHBA-ne te bien ne te tilla prita.

Nese ndonje LLalle a perralle per te kamufluar veprimet e veta abuzive e korruptive synon te inskenoje e shpike histori e trillime me Ambasadorin e shtetit i cili eshte engjelli mbrojtes i kombit tim une me sinqeritet rezervoj per te vetem nje fjale:perbuzje. AD

Ish-deputetja e PD, Albina Deda

Në vitin e fundit të mandatit të tij, Llalla pati konflikt të hapur me ambasadorin e SHBA në Tiranë Donald Lu, duke e akuzuar këtë të fundit si person që kishte ndikuar tek ai për arrestimin e Ilir Metës dhe për mbylljen e një procedimi penal në Fier, që bënte fjalë për kompaninë e naftës “Bankers Petrolium”. Nga ana tjetër Lu e ka quajtur Llallën si person të korruptuar dhe që ka dashur të pengojë reformën në drejtësi. Për këtë cështje nuk kanë munguar edhe reagimet nga përfaqësues të PD, çka solli edhe reagimin e Dedës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Viçidoli Dixhital: 16/04/2018 18:01

    Engjell mbrojtes asht veç skanderbegu Birish.

    Përgjigju
  • Vlora: 16/04/2018 17:35

    E dashka Ameriken me shume se Amerikanet kjo.. Nga lloji te folurit duket sikur flet me teper nga ndonje interes i saj personal kundrejt Ambasades USA se sa si ndjesi e vertet kunder asaj qe thur e tjer PD me ne krye sali (Atdhetarin)..

    Përgjigju
  • Jeton torre gjoleka: 16/04/2018 15:45

    Po ti kritiko kryekriminelin ish shefin tënd salhe . E lëri ti prallat e tua duhet të kritikosh të krye koruptuarrin tënd ish shefin salhe o albina injorante deda . Ju kur ju hiqet tasi supës filloni gagaritni . Me një fjal jeni njësoi si flamuri pa bisht si edi palaço e si kok zbathi genc strazimiri bureci.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)