Ish-deputetja e PD në Report Tv: Njohja e Alibeajt në krye të Grupit Parlamentar, hapi jonë i parë për bashkim! Do t’i kthejmë shqiptarëve opozitën reale

Bashkim apo përçarje mes demokratëve?, kjo është pyetja! Kjo ishte edhe pyetja për anëtaren e Komisionit të Rithemelimit, Mimoza Hadarmataj e cila i dha përgjigje në Report Tv, duke thënë se “Rithemelimi” po i bën thirrje të gjithë demokratëve për bashkim, pasi sipas saj nuk është momenti për të humbur asnjë person.

Ajo sqaroi se synimi i PD përveç bashkimit është edhe krijimin i një opozite të fortë për të rikthyer shpresën tek shqiptarët.

“Ne po bëjmë thirrje për bashkim, nuk kemi luskion të humbin asnjë demokratë. Me largimin e Bashës që mbante peng PD dhe selinë, ka hapësira për t’u bashkuar. Po e ndjemë çdo ditë. Demokratët po bashkohen. Në synojmë përveç bashkimit, të kthejmë shpresën tek të gjithë shqiptarët. Tani do të kemi një opozitë reale për t’u përballur me Edi Ramën.”, tha ai.

Lidhur me heqjen e disa prej figurave të rëndësishme të Partisë Demokratike nga grupi i “ëhatsapp-it” për mediat, ajo tha se nuk janë përjashtuar, por se po bëhe një riformatim.

“Nuk kanë punë deputët në një grup për mediat”, ky ishte argumenti Hadarmatajt lidhur me veprimin e djeshëm.

“Mos të kapemi pas detajeve, nuk është përjashtim ristrukturimi i në grupi “ëhatsapp-t. Kemi situata që një person kanë mbajtur disa funksione, apo i kanë mbajtur ato në kundërshtim me statutin. Kemi bërë riformatim, aty kishte persona jo të duhur. Nuk kanë punë deputetët në një grup “ëhatsapp-i” për mediat. Nuk quhet përjashtim të Desada Meta, pasi ajo ka një detyrë të re në AMA, apo Endi Hasa. Duam ta largojmë PD nga paligjshmëria.  PD drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit. Ky grup që e ka drejtuar partinë nga 11 dhjetori-30 prill, kur do jetë kuvendi i radhës. Aty ku do votohet edhe Këshilli Kombëtar.”, tha ajo.

Hadarmataj duke folur në ‘Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu tha se Alibeaj në krye te grupit Parlamentar është si një thirrje për bashkim.

“Fakti që Alibeaj është kryetari i Grupit Parlamentar, është hapi janë i parë i ftesës për bashkim. Alibeaj duhet t’i nënshtrohet vullnetit të shumicës. Kryesoja është që të rikthehet funksioni i Grupit Parlamentar.”, tha demokratja.

E pyetur nëse Sali Berisha do të ketë mundësinë të kandidojë, ajo tha se kushdo ka të drejtën e pjesëmarrjes në garë për t’u bërë kreu i PD. Sipas saj është shumica ajo të do të vendosë.

 “Ndoshtat” kanë rënë. Në demokraci vendos vota dhe shumica. Vetë Berisha ka thënë që do të kandidojë, por nëse dikush tjetër e garanton mbështetjen e demokratëve le të futet në garë dhe ta drejtoi PD. Nuk ka më kushte! Kishim një opozitë fasadë, tashmë ne na intereson një PD e fortë dhe alternativë qeverisëse. Le t’ua u lemë në dorë votuesve.”, u shpreh ajo.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Reg: 29/03/2022 14:29

    Mos u lodh kot se shqiptaret nuk votojne per injorante pa asnje koncept per shtetin t'i drejtoje..Duan model skandinav per drejtim te shtetit sepse nuk jane si greku ose italiani qe do te ruaj kapitalet e tij dhe te shohi femijet e tij te punojen banaker pa persepektiv

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE