Deri nesër në orën 05:00 do të jetë mbyllur gjithçka. Por ish-deputetja demokrate Oriola Pampuri shprehet kundër vendimit të qeverisë për të mbyllur farmacitë. Në një postim në Facebook, ajo shprehet se mbështet masat kufizuese të lëvizjes së qytetarëve, por jo mbylljen e farmacive. Sipas Pampurit, farmacitë nuk mund të mbahen mbyllur dhe as nuk mund të veprojnë me orare të reduktuara, as në oraret që njerëzve u është ndaluar dalja nga shtëpia.
"Mbështes masat kufizuese të lëvizjes së qytetarëve, por mbyllja e farmacive është e tepërt dhe e papranueshme. Farmacitë ofrojnë shërbim jetik për qytetarët, shpesh të përafërta për nga rezultati me shërbimin e urgjencës. Ato nuk mund të mbahen mbyllur dhe as nuk mund të veprojnë me orare të reduktuara. Vendimet kaotike personale të Edi Ramës provojnë edhe njëherë paaftësinë e Qeverisë për menaxhimin sic duhet të situatës. Kjo është treguar qartë tek ndryshime 6 herë i rregullave të lëvizjes në vetëm 11 ditë. Atë që thotë paradite, e ndryshon pasdite. Improvizimet nuk shërbejnë në këtë situatë.
Situatat emergjente kërkojnë veprime të matura, të përgjegjshme, të qarta dhe jo kaotike. Qytetarët duhet të mësohen me rregullat, që ti respektojnë ato me përpikmëri dhe pa panik. Në këtë situatë nuk duhen vendime që merren aty për aty, por vendime të mirëmenduara dhe pas një analize profesionale të ekspertëve të fushës. Ndryshimi i shpeshtë i kufizimeve të lëvizjes është joproduktiv dhe të gjithë pamë që solli grumbullime masive të njerëzve në rrugë. Edi Rama dil nga vila dhe merr vendimet e duhura afatgjata në konsultim me ekspertët. Konsultimi me vetveten, i mbyllur në shtëpi dhe jashtë realitetit, nuk është aftësi, por papërgjegjshmëri" shkruan Pampuri.
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.4%
-
Jo
20.2%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3101
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha në Bundestag me Stefan Kaufmann: Dënimi i Salianjit rast i paprecedent, drejtësia në presion politik! Përpjeke për pazar të ri Rama-Berisha
18 Tetor, 16:14
-
Basha takon kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut: Respektimi i plotë i të drejtave të shqiptarëve rruga e sigurtë e përparimit europian
11 Tetor, 14:55
-
Bashkëshorti i ministres goditi me thikë drejtorin e Agjencisë së Trajtimit të Kredive, PD: Kambanë alarmi, Ibrahimaj të dorëhiqet
1 Maj, 13:05
-
Nënkryetarja e PD, Pampuri: Rithemelimi pazare me PS, përfitoi një zero të madhe
18 Mars, 19:31
-
Negociata të fshehta Alibeaj-Gjiknuri? Flet Pampuri: Reformën Zgjedhore do ta bëjë PD, të tjerët udhëhiqen nga interesat personale! Këto janë kushtet
16 Janar, 17:49
-
Nënkryetarja e PD, Pampuri ironizon Berishën: Premtoi mbushjen e shesheve, u zvogëlua në një rrugicë! Federata e opozitës? Jo bashkim me non gratat
16 Janar, 17:35
-
29 mijë profesionistë të lirë do të tatohen në vitin 2024, opozita kundër: Pabarazi, do të sjellë emigrimin e tyre
4 Janar, 14:05
-
PD: Qeveria Rama buxhet për PPP-të korruptive klienteliste
16 Dhjetor 2023, 17:31
-
SPAK kërkon arrestimin e Berishës, A do ta votojë PD e Bashës? Pampuri: Mbështesim çdo nismë të SPAK! Anëtarët e Rithemelimit po kthehen në parti
13 Dhjetor 2023, 17:28
-
Kaosi i Rithemelimit në seancën për buxhetin 2024, deputetja e PD, Pampuri: E ndezin zjarrin dhe vetë e fikin! Shfaqje që nuk u shërben shqiptarëve
20 Nëntor 2023, 12:54
-
Buxheti 2024/ PD prezanton amendamentet: Dyfishim i fondeve për rininë dhe ish-pronarët
19 Nëntor 2023, 14:39
-
Buxheti 2024, PD: Qeveria më shumë para për koncensionet
18 Nëntor 2023, 15:14
Ne U.S.A farmacite nuk mbyllen asnje dite ,dhe vecanerisht keto dite quhen bisnese esenciale sebashku me supermarketet e disa profesione te tjera.Ato duhet te jene te hapura patjeter.Problemi ne Shqiperi eshte se edhe po te jene te hapura njerezit nuk lejohen te levizin.Duhet nje zgjidhje pasi jo te gjithe kualifikohen per tua derguar ilacet ne shtepi.
Përgjigjuper sa kohe iu dorezuan aresyes njerezore per shpetimin e sa me shume jeteve qe te jete e mundur, kafexhinjte dhe bar-kafet, te cilat nuk eshte se kane ate shtrese dhjami nga bizneset e tyre sa c'e keni ju OBEZET shqiptare te parase farma-ceu-tike, eshte mire te vini shpirtin tuaj ne paqe dhe te prisni me durim kohe me te mira.
problemi i problemeve eshte qe ti Iris hyn te kategoria sy-bakerrve te parase, per te cilet farmaket = ilacet i shisni (oohhh me fal, i jepni) ne vend te luges se majaltit dhe vajit te ullirit, agrumeve, etj, etj, e plot ushqimeve natyrore. Akoma nuk e ke kuptuar qe si dyqani i ushqimeve, si farmacite e keshtu me radhe, kane te njetin orar, pra nuk jane te mbyllura ? Pjesa tjeter edhe neqoftese behet kaq akute, a nuk duhet t'i drejtohet urgjences e spitalit, dhe levizjet e JUSTIFIKUARA jane te lejuara ?
Trap Ne gjithe boten farmacite mbyllen te shtunen dhe te dielen.Normalisht ne 1 qytet mbi 1 milion banor ka nje farmaci 24 ore per urgjenca
PërgjigjuSka gje se jeni ti dhe luli qe dini cdo gje. Nga tre here ne dite ju pjell mendja
PërgjigjuMe nje fjale nuk i doni farmacite hapur?! Vetem e vetem pse e kerkoi kjo. Ju zente diarea
Përgjigjusa per mallkime, ty, bashke me thaset e parave te qelbura, duhet te te kishte izoluar policia ne puseten me te madhe te mutit.
Merr ne telefon vlla ti sjellin ne shtepi.
kjo majmumnja indiane, me cfare do i coje njerezit ne farmaci, me kercime tel me tel e shtylle me shtylle si majmunet, ose ndoshta me dron
PërgjigjuÇfare statusi ka kjo qe flet,eshte diçka kjo?Edhe une dua te jap disa recomandime,ju te gazetes,tv do me transmetoni live declaraten.Jane edhe dy te tjere qe duan te japin recomandime,njeri tek vorri bomit dhe njeri ne laprake,duan ndryshimin e orareve te quarantines.
PërgjigjuNa cane trapin keto shurrat.Dolen shume te mencme
PërgjigjuPo kush eshte kjo a man?! Ca have keto laraska politike qe vjen normale pyetja ne se kane familje apo jo? Mjaft me politike dhe mediat nuk duhet te japin mesazhe te tilla me.