Ish-deputetja Nora Malaj humb nënën, i kushton fjalët prekëse: As zemra e as shpirti nuk më bënë të të them lamtumirë o Nëna Vita

Ish-deputetja Nora Malaj humb nënën, i kushton fjalët prekëse: As zemra e as shpirti nuk më bënë të të them lamtumirë o Nëna Vita

Foto nga familja e Malajt

Ish-deputetja Nora Malaj ka humbur nënën e saj,pas luftës me sëmundjen e ishemisë.

Ajo i ka kushtuar një status të gjatë e të ndjerë në profilin personal.

Ajo është ndarë nga jeta në orën 01 të natës së 24 prillit  dhe përcjellja për në banesën e fundit është bërë në orën 15.00 për në banesën e fundit në Sharrë.

Nënë Vita ka lënë pas fëmijë, nipër e mbesa, të cilët nuk do të jenë më pranë ngrohtësisë së saj.

Mamaja e Nora Malajt ka qenë me profesion mësuese për shumë vite.

Ish-deputetja gjithashtu ka falenderuar të gjithë mjekët e Durrësit që bënë të mundur që ajo të ishte pranë saj në momentet më delikate edhe në këto momente izolimi me rregulla shumë të rrepta.

Postimi i plotë i Nora Malaj:

Më mbaruan fjalët sot për ty, o mami im e shtrenjtë!As dora, as zemra dhe as shpirti nuk më bënë të të them lamtumirë o Nëna Vita, e bukura e përjetshme, që tashmë ke marrë rrugëtimin tënd drejt Parajsës, duke na lënë pa fjalë, në trishtim dhe dhimbje të thellë!
Askush nuk mund ta mendonte që jeta, në ketë periudhë karantine, do na provonte me këtë dhimbje kaq të madhe, që nuk mund të krahasohet me asgjë tjetër... Dhimbja e humbjes së nënës është sikur toka përmbyset e ti nuk ke më fuqi të marrësh frymë...
Kur iku babi, ndjeva se toka më lëvizi nga këmbët, e tani që ti o mami u nise drejt rrugëtimit tënd të fundit, ndjeva se më humbi shija e jetës.
Sa dhimbje e trishtim teksa të shihja të intubuar pas goditjes që të bëri ishemia dhe që luftoje pafund, po nuk ia dole. Eh, o Nëna Vita...

Askush nuk mund ta mendonte, që pikërisht sot, do të na lije dhe me buzëqeshjen tende hyjnore, në ditët e bekuara të Pashkëve dhe të Ramazanit, more rrugëtimin drejt Parajses, për ti qenë dhe u bashkuar me babin.
Tashmë ti je nisur drejt rrugës së Parajsës dhe bashkë me rrugëtimin tënd, na ke lënë prapa dhe mirësinë dhe imazhin tënd të shtrenjtë. Edhe kur shkove në spital, teksa të ngrinin me barrelë, fatin e pate që të të merrte ish-nxenesi yt, që me dashuri të tha: "Zysha ime e dashur, do të behesh mirë, se ti je e fortë dhe e zonja". Nuk di cfarë të them, po ajo që ndjej në shpirt është dashuria me të cilën ti na edukove, jo vetem ne, femijëve të tu, po edhe nipërve e mbesave të tu.
Ti rrezatoje mirësi dhe së bashku me babin për ju dhe ne ishte Shtepia e Zotit dhe e miqve! Ndonëse u lutëm pa fund për ty, po ja që fati e deshi që në keto ditë të veshtira, në këtë periudhë izolimi t’i të shkosh dhe të prehesh e qetë në shtëpinë e fundit, pranë prindërve të tu në Tiranë, duke na lënë pas mallin dhe dashurinë për ty.

Do ta ndejmë mungesën tende, fjalët e tua, perqafimet e buzëqeshjen tende, o mami më e mirë në botë!
Në këto ditë, që ishin me të vështirat e jetës sime, nuk gjej fjalë per të falenderuar miqtë dhe të afërmit që nuk reshtën së pyetur për ty, shoqet dhe shokët e tu, të gjithë Policinë e Shtetit që ma lehtësojë mundësinë për të qenë pranë teje . Nuk kam fjalë për të falenderuar mjekët e Durrësit, doktor Bilalin, Tanin, Eden, Ridin, Ajtanken, drejtoresh Dirin, po një falenderim e mirënjohje të veçantë të gjithë personelit ndihmës mjekë e infermierë e sanitare të repartit të Reanimacionit, pa të ciët nuk do ia kisha dalë dot dhe nuk do ta kishim perballuar dot këtë situatë...

Faleminderit Avni Cuni dhe mirënjohje për gjithçka ke bere për Nena Vitën, Faleminderit Ajtanka, Luli dhe Vera. Sot e ndjej se rrugtimi yt do të jetë drejt babit, që po të pret me krahë hapur për ta bërë të lehtë portën per në Parajsë... Ti ike dhe buzëqeshja jote t’u stampos në buzë... Ti ike dhe sytë i mbajte te Dritani, që edhe në çastin e fundit nuk ta lëshoi dorën dhe të ndenji te koka. Ti teksa përgatiteshe për të ikur, i shtrengoje dorën Veronikes mbesës tënde te preferuar... Ti ike po mua me mbylle një derë të madhe dhe boshllëkun tënd nuk do ma zëvendësojë njeri... Do më mungosh shumë o Ma!
Faleminderit të gjithëve dhe ju mirëkuptoj që të gjithë sot jeni shpirtërisht me të për ta përcjellë në banesën e fundit, ndonëse e keni te pamundur nga situata ku ndodhemi!!

Ne fund.. për ty nuk ka fund.. qofsh e Parajsës dhe u prehsh në Paqe!!! Të dua shumë o Mami im e shtrenjtë!! Dhe po të rrojë dhe kur të vdes, kujtimi yt, dashuria per ty do te jetë gjithnjë në pafundësi!
Se ti je dashuria pa kushte!  Bekuar qofsh dhe u prehsh në Paqe! P. S: Nena Vita u nda nga jeta ne ora 01 të natës në daten 24 Prill 2020 dhe përcjellja për në banesën e fundit do të behet në ora 15.00 për ne banesën e Sharrës në Tiranë. Nisja bëhet nga Spitali i Durrësit. Jeni te gjithë të mirëkuptuar që kjo ceremoni mortore për kushtet ku jemi te respektohet me prezencën tuaj shpirtërore . Zoti e bekoftë dhe e pranoftë për në Parajsë!

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kriza politike në Korenë e Jugut/ Miratohet mocioni i shkarkimit të presidentit në detyrë

Kriza politike në Korenë e Jugut/ Miratohet mocioni i shkarkimit të presidentit në detyrë