Ulje rekord e numrit të lindshmërisë, të ftuarat në 'Përballje': Shoqëria ka ndryshuar, të rrisësh fëmijë ka kosto! Gruaja është më aktive

Ulje rekord e numrit të lindshmërisë, të ftuarat në 'Përballje': Shoqëria ka ndryshuar, të rrisësh fëmijë ka kosto! Gruaja është më aktive

Emisioni 'Përballje'

Viti 2023 shënoi rekord në rënien e lindshmërisë në vend. Gjatë vitit të shkuar sipas INSTAT lindën 22.210 bebe, niveli më i ulët që nga 1934.

Të ftuarat në ‘Përballje’ në Report Tv diskutuan mbi shkaqet e këtyre shifrave dhe problemet që evidentohen. Olta Caca nga INSTAT prezantoi shifrat në lidhje Skype për Rovena Nezirin, ku shikohet trendi rënës i lindshmërisë pas viteve 2000.

‘Janë të dhënat paraprake pasi finalet do publikohen në maj të vitit 2024. Qartazi dukshëm trendi në rënie i lindshmërisë në dekada. I takon specialistëve të fushave të tjera për t’i komentuar. Në norma 1.2 fëmijë për grua për 2022. Ndërkohë këto norma në vite të tjera, ka patur 5 apo 6 fëmijë për grua në dekadat e gjyshërve tanë. Tashmë një grua lind në moshën 30 vjeç, ndërkohë kjo moshë ka qenë më e ulët. Në 90 ka një rënie të dukshëm, në 2000 reduktohet në dy fëmijë për grua, pastaj reduktohet në 1.9, 1.8, 1.6.’, u shpreh Caca.

Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiq shprehet se ulja e lindshmërisë është dhe si shkak i vështirësive ekonomike, pasi rritja e fëmijës ka kosto.

‘Mendoj se gratë që sot e shohin jetën e tyre me 1 apo 2 fëmijë., e shohin se gruaja sot është më aktive. Edhe pse burrat paguhen më tepër, mendoj se gratë sjellin më shumë financa pasi kursejnë më tepër. Gjykoj se dy fëmijë është normale. Por është vështirë të rritesh dy fëmijë. Të rrisësh sot një fëmijë me pagat, kostot që janë këtu janë sa ato të BE. Kushton të rrisësh një fëmijë.’, thotë ekspertja.

Aktivistja Zhaklin Lekatari mendon se ka dhe arsye të tjera përveç arsyes ekonomike që shkakton uljen e lindshmërisë.

‘Mendoj se ka disa arsye në uljen e lindshmërisë. Shkaku i parë mund të jetë çështja ekonomike, që krijon vështirësi për çiftet e reja. Një tjetër faktor janë ndryshimet në jetën shoqërore. Modeli shoqëror, roli gjinor ka ndryshuar. Gruaja është më aktive, dëshiron të bëjë karrierë. Bën të ketë më shumë përgjegjësi mbi shpatulla, më pak ndihmë. Nuk më pëlqen të bashkojë uljen e lindshmërisë me emancipimin. Shoqëritë kanë ndryshuar, nuk e dimë se si do të jetë në 20 vitet e ardhshme. Nuk duhet t’i kthejmë sytë tek gruaja kur bie fjala tek lindshmëria. Nëse pritet që ajo ti bëjë të gjitha e vetme, mendoj se trendët e uljes së lindshmërisë do vijojnë.’, shprehet Lekatari.

Pedagogia Nora Malaj shtron disa pyetje, pasi shoqëria po ndryshon dhe familja po ndryshon. Prandaj duhet kuptuar a është gati kjo familje dhe shoqëri që po ndryshon të pres ardhjen e një fëmije.

‘Duhet të kuptojmë se ky problem ka disa qasje. Nuk po i hyj anës ekonomike. A është e edukuar shoqëria që ardhja e një fëmije është kryevepra e një shoqërie? A e kuptojnë shoqëritë qoftë të zhvilluara qoftë të pazhvilluara rëndësinë  e kësaj ardhjeje? Kjo ardhje a i takon vetëm nënës. Nëna kthehet në mbretëreshën e gjithë familjes dhe shoqërisë. Pjesa e karrierës është e rëndësishme por edhe prindërimi është shumë i rëndësishëm. Sot në Shqipëri ka dhe lloje familjesh jo tradicionale. Por a janë të gatshëm të pranojnë mundësinë e mirëardhjes së një fëmije?‘, pyet Malaj.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë