Ish-drejtori i policisë së Fierit tregon njohjen me Alizotin: Më tha se interpretoi Agron Xhafën në përgjime

TIRANË- Zbardhet dëshmia e ish-drejtorit te Policisë së Fierit Albert Nushi dhe ish-zëvendës drejtorit te Policisë së Tiranës, Erzen Breçani të bëra ditën e sotme para togave të zeza. Nushi ka deklaruar para trupit gjykues se njohja e tij me Fredi Alizotin vinte për shkak të detyrës, dhe se ai i ka rrëfyer se ka interepretuar zërin e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Geron apo Agron Xhafës në përgjimet e dosjes 'Babalja'. Ai është shprehur se me Alizotin nuk ka komunikuar më shumë se 3 herë përmes telefonit.

"Fredi Alizotin e njihja për shkak të detyrë.  Një ditë kishte telefonuar në sallën operative dhe kërkonte të bënte kallëzim pasi donte të tregonte një të vërtetë. Atë ditë kam qenë duke shkuar në Tiranë kisha mbledhje me drejtues të policisë. Jam kthyer nga rruga dhe jam takuar me Alizotin. Kam komunikuar me drejtorin e Përgjithshëm pasi Alizoti më tha: Unë jam ai që interpretova Argon apo Geron Xhafën.

Doja ta çoja të Prokurorinë e Fierit por aty na njoftuan se për Alizotin kishte një çështje të hapur tek Krimet e Rënda. E solla ne Tiranë ndërkohë që më kërkoi edhe lekë pasi nuk kishte ku të rrinte. I kam dhënë vetëm 20 mijë lekë të vjetra nga të ardhurat e mia. Me Alizotin nuk kam biseduar më shumë se 3 herë në telefon. Lekët ia dhashë që të gjente hotel ku të flinte ne Tiranë", është shprehur Nushi.

fredi alizoti.jpg" style="height:444px; width:780px" />

Ndërsa Breçani është shprehur se me Fredi Alizotin dhe Albert Veliun është takuar rastësisht në oborrin e selisë së PD-së. Ai tha para trupit Gjykues se Alizoti i është prezantuar si kunati i Albert Veliut

"Me Alizotin dhe Albert Veliun jam takuar vetëm rastësisht në oborrin e selisë së PD-së, Alizoti më tha se kishte besim tek unë e donte të më tregonte diçka për te cilën ai tha se ishte i futur nga pala tjetër. Nuk e dija për cfarë bëhej fjalë dhe i thashë se s'doja t'ja dija. I kam dhënë para Alizotit, 40 mijë lekë të vjetra për të fjetur dhe për t'u ushqyer. Edhe me Albert Veliun jam takuar në kafen e PD. Më kërkoi 10 mijë lekë sepse kishte djalin pa ngrënë. Ai m'u prezantua si kunati i Albert Veliut dhe më tha se kjo gjë po bëhej për azil", është shprehur Breçani.

Erzen Breçani

Në seancë mungonte personazhi kryesor Albert Veliu i cili ndodhet ne Belgjikë ku ka kërkuar azil. Ai është vënë në hetim nga autoritet shqiptare pasi dyshohet se krijuan përgjimin e rremë ku përfshihej vëllai i ish-ministrit Xhafaj. Për këtë "audiopërgjim" në burg qëndron Fredi Alizoti ndërsa në gjendje të lirë hetohet gazetari Jetmir Olldashi.

Fillimisht kjo dosje u hetua nga Krimet e Rënda ndërsa më pas u transferua tek Gjykata e Tiranës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet parlamentare 2025, vota nga jashtë në fokus të takimit të OSBE me Grupin Ndërkombëtar të Punës

Zgjedhjet parlamentare 2025, vota nga jashtë në fokus të takimit të OSBE me Grupin Ndërkombëtar të Punës