Ish-drejtuesja e Krimeve të Rënda në vetting: U hetova mbesën dhe vëllezërit, Ina Rama dhe Natasha Mulaj të përjashtohen nga trupa

“Kam hetuar mbesën tuaj znj.Ina Rama dhe po hetoj vëllezërit tuaj zonja Natasha Mualaj, ndaj ju nuk mund të jeni trupë në procesin tim pranë Kolegjit të Posaçëm të apelimit pasi jeni në konflikt interesi”. Me këtë deklaratë, ish-drejtuesja e Krimeve të Rënda, Donika Prela sot prokurore e Tiranës kërkoi përjashtimin e dy gjyqtarëve nga trupa që do të vendosë fatin e saj.

Kolegji i Apelimit nuk mori vendim për përjashtimin apo jo të Ina Ramës dhe Natasha Mulajt, me argumentin se do të vendoset në përfundim të shqyrtimit gjyqësor.  Donika Prela tha se Ina Ramës i ka hetuar mbesën për falsifikim diplome ndërsa Natasha Mulajt, vëllezërit për një procedim penal. Paçka kësaj kërkesë seanca gjyqësore vazhdoi me të njëjtën trupë: Kryesuese Natasha Mulaj, Relator Ardian Hajdari dhe Anëtarë: Ina Rama, Luan Daci, Sokol Çomo.

Më pesë shkurt 2019 Shkalla e Parë e vettingut konfirmoi në detyrë Donika Prelën, por ishte komisioneri publik që kërkoi shkarkim e saj duke bërë ankim pranë KPA-së. Për Komisionerin publik, Preka nuk justifikon pasurinë dhe bashkëshorti i saj nuk ka paguar tatimet disa vite më parë. Por Prela ka kundërshtuar këto gjetje duke thënë se ishte punëdhënësi i të shoqit që kish shkelur ligjin ndërsa apartamentin e ka blerë me kursime nga puna dhe një hua prej 50 mijë euro nga një i afërm. Donika Preka drejtoi Krimet e Rënda gjatë mandatit të kryeprokurores Arta Marku e cila e transferoi nga Prokuroria e Durrësit.

Seanca në Komisionin e Posaçëm të Apelimit
Donika Prela: Komisioneri Publik ka kryer ankim në KPA për mua. Kam pritur që Ina Rama të jepte dorëheqjen për konflikt interesi pasi në Prokurorinë Durrës unë kam kryer hetime për mbesën e Ina Ramës. Mbesa ka qenë sekretare në Gjykatën e Durrësit dhe kësaj shtetase i është kërkuar plotësimi i dosjes dhe rezulton se ajo shtetase ka refuzuar ta plotësoj për diplomimin dhe është larguar nga puna.

Ajo ka bërë pastaj kërkesë për të punuar si psikologe në gjykatë me një diplomë të Kristalit. Pas hetimit nga ana ime ka rezultuar se diploma ka qenë e falsifikuar. Kam kërkuar pezullimin e saj nga detyra, kërkesë e pranuar nga gjykata. Jam njoftuar se ajo ishte mbesa e Ina Ramës në një moment të vonë. Kam shpallur moskompetencë dhe Gjykata e Kavajës e ka dënuar sipas Kodit Penal. Unë kam pritur nga gjyqtarja Ina Rama që të tërhiqet nga kjo çështje për shkak të këtyre konflikteve të interesit

Në këto kushte ju bëj me dije këtë konflikt interesi. Prej 1 viti e gjysëm jam në dijeni të trupit gjykues, ajo nuk ka bërë asnjë përpjekje për t’u larguar dhe për këtë arsye jam e detyruar të kërkoj përjashtim. KPA vendosi të pranoj kërkesën e Natasha Mulajt në 2019 për një rast të ngjashëm me timin. Kërkoj edhe përjashtimin e kryetares së trupit gjykues, Natasha Mulaj, për konflikt interesi.

Nuk besoj se ju zonja Mulaj keni dijeni pasi edhe une vetëm në javën e fundit kam kuptuar këtë konflikt. Në cilësinë e prokurores po kryej hetime për një konflikt pronësie për vëllezërit tuaj në Prokurorinë e Tiranës. Ka pasur një konflikt mes tyre me një tjetër person. Konflikti ka të bëj me të shtëna me armë zjarri dhe personat janë V.M. dhe A.M., që janë vëllezërit tuaj. Kërkoj hapjen e hetimit pasi kam prova të reja.

Trupi gjykues: Lidhur me kërkesat për përjashtim trupi gjykues tërhiqet për të marrë vendim, seanca rifillon pas një ore.

Trupa Gjykuese: Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në lidhje me kërkesat e zonjës Prela për përjashtimin e dy anëtarëve të trupit gjykues ka vendosur që këto kërkesa të ndiqen nga dy trupa të tjera gjykuese, të cilat do të vendosin në lidhje me kërkesat. Megjithatë, kjo nuk pengon vijimësinë e procesit të gjykimit.

Gjykimi për zonjën Prela do të vijoj bashkë me Natasha Mulajn dhe Ina Ramën, deri në momentin që trupat e tjera gjykuese të vendosin në lidhje me kërkesat. Nëse deri në periudhën kur të jepet vendimi për Prelën, nuk është caktuar për rrëzimin ose jo të përjashtimit të dy anëtarëve të trupit gjykues, atëherë në vendimin përfundimtar nuk do të kenë te drejtë vendimi as Ina Rama e as Natasha Mulaj.

Institucioni i Komisionerit Publik në bazë të gjetjeve të bëra në problemet me pasurinë dhe dy shtyllat e tjera të hetimit, kërkon shkarkimin nga detyra të ish-drejtueses së Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela. Kjo e fundit ka përgatitur një material prej 43 fletësh për mbrojtjen dhe dhënien e parashtrimeve, ndërsa dorëzon zyrtarisht edhe kërkesën për rihapje të procesit të hetimit. 

Donika Prela: Kundërshtoj pretendimet e Komisionerit Publik, ndërsa unë disponoj prova të reja në lidhje me procesin tim. KPK më ka konfirmuar në detyrë, duke më konsideruar të pastër në të treja shtyllat e hetimit. IKP pretendon në mangësi në kriterin e pasurisë, gjashtë në total, për figurën asnjë, për aftësitë profesionale, vetëm dy. Në lidhje me pasurinë IKP konsideron se vendimi i KPK është i gabuar pasi sipas tij unë nuk kam justifikuar pasurinë. Për apartamentin tim në Tiranë IKP vlerëson se ndryshe nga KPK, nuk kam arritur të vërtetoj burimin e krijimit, kursimet e mia e të bashkëshortit dhe huan tek djali i xhaxhait prej 50 mijë euro.

Në ankim të IKP thuhet se nuk janë paguar tatimet nga bashkëshorti im në disa vite, por të pasaktësuar se kujt detyrim ishin, të bashkëshortit apo punëdhënësit. Në lidhje me pagën e bashkëshortit parashtroj se nga provat e marra nga KPK ka rezultuar se të ardhurat janë krijuar në disa vite me pagë neto e ndarë në tre periudha dhe janë deklaruar në deklaratat vjetore dhe atë vetting për periudhën e parë. Për këtë qëndimi i IKP nuk qëndron. Qëndrimi i këtij të fundit nuk është i saktë pasi pagat janë bërë.

Lajmi në përditësim....

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni br: 17/07/2020 14:06

    50,000 euro hua nga i aferm. Tall riken kjo. Kush qeka ky bos qe tjep aq shume leke borxh

    Përgjigju
  • eri: 17/07/2020 12:09

    Zhdukeni kete qe perdor lloj lloj dredhie, ska turp! Clidhje ka mbesa, deklaro pasurine sipas rregullave dhe ploteso formularin sic duhet, se sta ka fajin mbesa!

    Përgjigju
  • ola: 17/07/2020 11:38

    ti, artur hajdut malaj, karstriot bari dhish selita, ina lavirja bulevardit, te gjithe ne burg duhej te ishit !!! jeni grupi magjistrateve me te korruptuar qe ka pasur ndonjehere ky vend !!!

    Përgjigju
    • Bossi: 17/07/2020 14:27

      ERVIN KARANXHA , GRAMOZ LEVANAJ , PRANVERA FAGU : DEKLARIM DHE HETIM ME BURG !!! TE KORRUPTUAR DHE FSHEHES KRIMESH .

    • lemi: 17/07/2020 13:30

      ESHTE PAK TE THUASH TE KORRUPTUAR, KETA JANE KRIMINELE !!!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot