Morena Taraku është një nga këngëtaret shqiptare që është përfolur jashtë mase për lidhjen e saj me iranianin Sasha Sobhani. Dyshja i kanë dhënë fund një lidhjeje që shkoi deri në atë pikë saqë ata bënë tatuazh emrat e njëri-tjetrit si dedikime. Mirëpo sot ata nuk flasin më dhe herë pas here kanë shpërthime në rrjetet sociale ku me nënkuptime shprehin atë që kanë përbrenda për njëri-tjetrin.
Së fundmi Morena Taraku ka bërë disa postime në Instastory ku ka caktuar emrin e personit që po i drejtohet e quan atë një copë m*ti dhe një askush, që sot nuk ka guxim ta shikojë në sy. Këngëtarja s'ka përmendur asnjë emër por ne na vjen ndërmend emri i Sobhanit, ish-të dashurit të saj.
"Koha të them diçka: Sa do të doja që të gjithëve t'ju thoja sa vleni për mua. Ata që i dua dhe ata që "i dua". Mua më bën të jetoj ajo copë dashuri që kam për njerëzit e mi, por jo për ata që i kam etiketuar të rremë. Ti s'ke fytyrë të më shikosh në sy sepse ndjen keqardhje për veten tënde se sa i/e humbur je. Po shokët e mi të vërtetë janë ende përballë fytyrës time dhe i shoh çdo ditë.
Kurse ti që ishe vetëm një gënjeshtër je asgjë më shumë se një copë m*t.
Ti jeton nëpër ditë jetime sepse asnjëher nuk ishe, as nuk do jesh mirë. E për copa m*ti që humba e do humb në këtë botë s'do mërzitem kurrë sepse ishe vetëm një copë m*t në jetën time dhe ashtu do jesh gjithmonë. Ose thjesht ke qenë by*ëlarës. Kuptohet, atëherë kisha nevojë unë ose mungonte ndokush i afërt. Ta kisha bërë tag por bëhesh i famshëm. Kështu që e di vetë kush është,"- përfundon Morena Taraku.
Aman o Morena se ne fillim te pelqeu ty edhr tani e shan. Ti sa ai ose me llum je deri sa u lidhe
Përgjigju