Ish-futbollisti kombëtares shqiptare ‘qan hallet’: Klubi ku luaj ka shkarkuar të gjithë lojtarët, ku të shkoj unë tani?!

Ish-futbollisti kombëtares shqiptare ‘qan hallet’: Klubi ku luaj ka shkarkuar të gjithë lojtarët, ku të shkoj unë tani?!

Krizës ekonomike që ka sjellë koronavirusi nuk i ka shpëtuar as kampionati norvegjez, që ka marrë masa ekstreme për ta përballuar këtë situatë. Këtu nuk bën përjashtim as Valerenge, skuadra në të cilën luan Herolind Shala, ish-futbollisti i kombëtares sonë që tani përfaqëson Kosovën.

Në një intervistë për mediat në Kosovë Shala thotë se klubi i ka ndërprerë kontratën dhe se i paguan vetëm 25% të asaj për të cilën është rënë dakord.

“Po këtu në Norvegj kanë nisur këto stërvitjet me pak lojtarë, me nga 5 të tillë. Situata është shumë e vështirë dhe ka mundësi që të shtyhet edhe pas 15 qershorit kampionati. Tani na kanë shkarkuar të gjithëve pas krizës financiare.

25% të kontratës po na paguan klubi dhe një pjesë tjetër po vjen nga shteti. Të gjitha klubet kanë këto probleme dhe jam pa kontratë tani. Fokusimi im është që të iki sa më shpejt ky virusi dhe të vazhdoj këtu ku jam. Problemi është se futbolli është ndalur kudo, gjithçka është e mbyllur, ku mund të iki unë tjetër?”-shprehet Herolind Shala.

Kjo situatë nuk është vetëm për futbollistin shqiptar, por për të gjithë ata që luajnë te Valerenge dhe klube të tjera norvegjeze.

 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarjet e fundit në vend ju shqetësojnë për nivelin e sigurisë?



×

Lajmi i fundit

Gjyqi në Hagë, ​mbrojtja e Thaçit kërkon fonde shtesë! Letra për Albin Kurtin, Konjufcën e ministren e Drejtësisë  

Gjyqi në Hagë, ​mbrojtja e Thaçit kërkon fonde shtesë! Letra për Albin Kurtin, Konjufcën e ministren e Drejtësisë