Ekipi i Mundjes në Kosovë ka shpëtuar mrekullisht nga tërmeti i fuqishëm që goditi pjesën juglindore të Turqisë dhe pjesën veriore të Sirisë. Ekipi i Mundjes kanë qenë në qytetin e Karamanit, një nga provincat e prekura më së shumti nga tërmeti i një dite më parë.
Genc Fazilja në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv, u shpreh se ato kanë shpëtuar pa asnjë lëndim, ndërsa shtoi se kanë ndihmuar dhjetëra qytetarë që mbetën nën rrënoja pas tërmetit. Fazilja u shpreh se shumë ndërtesa ishin rrënuar, ndërsa diçka që nuk i favorizonte ishin edhe kushtet atmosferike, pasi binte shumë borë.
‘Kemi shpëtuar mirë pa asnjë lëndim. Ishte orë 4 e 20 me kohën lokale këtu në Turqi. Situate katastrofike shpëtuam mrekullisht. Kemi dalë nga shkallët emergjente. Hoteli rezistojë, por orenditë në hotel pothuajse u shkatërruan. Kur dolëm jashtë pamë objekte të rrënuara dhe dëgjuam zëra të ndryshme që kërkonin ndihmë. Në treguam shpirtin human dhe ju përveshëm punë që të shpëtonim jetë njerëzish. Ishte një situatë shumë e rëndë kushte atmosferikë ishin shumë të këqija. Zërat që na ofruan ndihmë i kemi ndihmuar. Ka ndodhur edhe tërmeti i dytë në Karamara që ka qenë më i fortë se i pari. Objektet ndërtesat lokalet, xhamitë, shtëpitë private. Gjithçka ka qenë e rrënuar, ura e shumë objekte të tjera. Rrugët janë hapur, por problem është se është një pjesë që ka reshjet të dëborës dhe dje ka qenë deri në 50 cm.’- u shpreh Fazilja.