Skandali në Britaninë e Madhe/ Ish-këshilltari akuza të forta Johnson: Ai s’vendoste masa sepse thoshte se po vdesin vetëm pleqtë

Kryeministri britanik Boris Johnson ka nguruar të shtrëngojë masat kufizuese kundër COVID-19, pasi personat të cilët po humbisnin jetën si pasojë e virusit ishin mbi 80 vjeç, është kjo deklarata e Dominic Cummings, ish-këshilltarit kryesor të kryeministrit britanik, Boris Johnson, që ka shkaktuar jo pak reagim në vendin ishullor.

Deklararat e Cummings ishin në intervistën e parë, që nga koha kur ai dha dorëheqjen vitin e kaluar.

Në mesazhet e WhatsApp, që u dërgoheshin ndihmësve në mes të tetorit, Johnson duket se thotë:

“Më duhet të them se jam tronditur pak nga disa të dhëna për viktimat e Covid. Mosha mesatare është 82 – 81 për burrat dhe 85 për gratë. Kjo është mbi jetëgjatësinë. Prandaj merrni Covid dhe jetoni më gjatë. Vështirë se dikush nën 60 vjeç mund të përfundojë në spital (4 përqind) dhe pothuajse të gjithë mbijetojnë. “Ka 3 m në këtë vend të moshës mbi 80 vjeç. kjo tregon se ne nuk shkojmë për bllokim në të gjithë vendin”, thuhet në mesazhet e Johnson.

Ndaj pretendimeve të tij reagoi menjëherë qeveria britanike, duke thënë se Kryeministri Johnson “i ka marrë të gjitha masat për ta mbrojtur jetën e qytetarëve, i udhëzuar me këshillat më të mira shkencore” përgjatë pandemisë.

Cummings gjithashtu tha se në fillim të pandemisë, Johnson dëshironte që t’i vazhdonte takimet sy më sy me Mbretëreshën Elizabeth, por këshilltari u desh ta paralajmëronte shefin e qeverisë se ajo mund të vdesë, nëse preket nga koronavirusi.

"Ka njerëz në zyrë që po izolohen. Ju mund të keni koronavirus. Unë mund të kem koronavirus. Ju nuk mund të shkoni dhe të takoni Mbretëreshën. Po sikur të shkoni ta shihni dhe ta infektoni atë? Ju padyshim, nuk mund të shkoni," e kishte paralajmëruar Cummings.

Ai kishte vazhduar duke i thënë Johnson se çfarë do të bënte nëse Mbretëresha do të infektohej dhe do të vdiste nga pakujdesia tij.

Kryeministri i ishte përgjigjur se nuk e kishte menduar një gjë të tillë dhe në fund kishte hequr dorë nga takimi.

Rastet me të infektuar me COVID-19 kishin rënë dukshëm verën e kaluar, por kishin filluar të shtoheshin në vjeshtë, duke nxitur debat brenda qeverisë për atë se cilat masa ishin të nevojshme për ta luftuar pandeminë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen