HOLANDË- Dries van Agt, kryeministri kristian demokrat i Holandës nga viti 1977 deri në vitin 1982, ka vdekur nga eutanazia, ‘dora për dore’ së bashku me gruan e tij, sipas organizatës për të Drejtat e Njeriut që ai themeloi. Të dy ishin 93 vjeç.
Lajmi u bë publik të premten nga Forumi i të Drejtave, i cili tha se çifti vdiq të hënën dhe do të varrosej në një ceremoni private në qytetin lindor të Nijmegen.
"Ai vdiq dorë për dore me gruan e tij të dashur Eugenie van Agt-Krekelberg, e cila ishte mbështetja e tij për më shumë se 70 vjet", thuhej në deklaratë.
Çifti ishte në një gjendje të rënduar shëndetësore prej kohësh. Në vitin 2019, Van Agt pësoi një hemorragji në tru, teksa mbante një fjalim në një ngjarje përkujtimore për palestinezët dhe nuk u shërua kurrë plotësisht.
Van Agt drejtoi qeverinë holandeze nga viti 1977 deri në vitin 1982.
Kryeministri holandez Mark Rutte, e cilësoi Van Agt si “stër-stërgjyshin e tij në detyrë”.
“Me gjuhën unike, bindjet e tij të qarta dhe prezantimin e mrekullueshëm, Dries van Agt i dha ngjyrë dhe substancë politikës holandeze në një kohë polarizimi dhe rinovimi partiak”, tha Rutte në një deklaratë.
Van Agt njihej për gjuhën e pasur dhe pasionin për çiklizmin. Ai u detyrua ta linte këtë hobi në vitin 2019, pasi u rrëzua.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.8%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1189
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Arrestohet bosi shqiptar i kartelit, lidhje direkte me Kolumbinë! Trafikoi tonelata kokainë në portet e Europës, pastronte dhe paratë e klanit
2 Shkurt, 15:19
-
Grabiten ‘kryeveprat’ e arit në muzeun hollandez, autorët kryen shpërthim me eksploziv! Policia gjen edhe një automjet të djegur
26 Janar, 10:38
-
Tiranë/ U vra në atentat më 2020, Prokuroria kërkon konfiskimin e 13 pronave me vlerë 2.5 mln euro të biznesmenit Gjergji! Trafik droge e pastrim parash në Itali e Holandë
30 Dhjetor 2024, 09:29
-
Shpërthim i fuqishëm në një bllok banesash në Hagë, raportohet për 20 viktima! Vijojnë kërkimet në rrënoja (VIDEO)
7 Dhjetor 2024, 12:30
-
Drejtori Ilir Proda pret në takim Ambasadorin e Holandës: Policia jonë e shtetit dhe ajo holandeze skuadra të përbashkëta hetimore kundër krimit
5 Dhjetor 2024, 16:17
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor 2024, 22:32
-
Cilat vende e kanë ndaluar TikTok-un dhe pse?
20 Nëntor 2024, 22:33
-
Grupi i kokainës/ Ferdinand Dervishi në Report TV: Brazili furnizuesi më i madh i Europës, shqiptarët s’duan të jenë më çirakë të të tjerëve, por të rrisin fitimet e tyre
17 Nëntor 2024, 19:12
-
Policia holandeze ndalon protestën propalestineze, pas dhunës në futboll
10 Nëntor 2024, 17:31
-
VIDEO/ Tifozët izraelitë të Maccabit sulmohen në Amsterdam, 5 të plagosur dhe 3 të zhdukur! Netanyahu dërgon ekipin e shpëtimit me 2 avionë! Policia: 62 të arrestuar
8 Nëntor 2024, 09:20
-
I godiste me thikë dhe bërtiste ‘Allahu Akbar’/ Sulm tragjik në Holandë, vritet një person dhe plagosen dy të tjerë
20 Shtator 2024, 09:12
-
Avionët gjermanë ulen për herë të parë në rrugë para ‘dyerve’ të Putinit
7 Shtator 2024, 20:42