Ish-kryeministri kroat Ivo Sanader dënohet për korrupsion

Ivo Sanader

Ish-kryeministri kroat, Ivo Sanader është dënuar me tetë vjet burgim, pasi është gjetur fajtor për krijimin e fondeve për partinë e tij konservatore HDZ, duke marrë para nga kompanitë publike përmes një agjencie të marketingut. Megjithatë ai ka paralajmëruar se do ta apelojë vendimin.

Ky ishte një rigjykim i një rasti të mëhershëm, ku Sanader ishte dënuar me nëntë vjet burgim më 2013, por vendimi ishte anuluar nga Gjykata Supreme, për shkak se ishin gjetur shkelje procedurale.

Sanader, 67 vjeç, ka qenë kryeministër i Kroacisë më 2003 deri më 2009, kur dhe u largua nga ky post pa dhënë asnjë shpjegim. Partia e tij, HDZ, që aktualisht është në pushtet, është gjobitur me afro 550,000 dollarë dhe është urdhëruar nga gjykata që të kthejë 2,1 milionë dollarë fonde, të përfituara në mënyrë të paligjshme. Sanader po ashtu po vuan një dënim tjetër, pasi më 2008 ishte dënuar për ryshfet, pasi kishte ndërmjetësuar që një ndërtesë që i përkiste një kolegu të tij, t’i shitej një ministrie, me çmim më të lartë se çmimi i tregut.

S.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ju duken të drejta kritikat e kryeministrit Rama ndaj BE për vaksinën?

Komento

Komente

  • uune: 13/11/2020 16:04

    po n nje nga ata te tanet..do denohet o?

    Përgjigju
  • Erik: 13/11/2020 14:12

    Likja i versionit kroat.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Pollo te ‘5 Pyetjet’: Kritikat e Ramës ndaj BE për vaksinën të rrezikshme për vendin! Roli si ndërmjetës mes Greqisë e Turqisë, propagandë (VIDEO)