PD ka reaguar pasi Llazar Bicja, ish kryetari i PS në Cërrik dhe ish-anëtari i bandës së Cërrikut gjatë vitit 1997, është vënë në “sitën” e operacionit “Forca e Ligjit”.

PD përmes ish-deputetit të PD-së, Endri Hasa shkruan se vrasësisi i gardistëve, në vend të arrestohet e të vuajë dënimin, në arrati merr formularin nga OFL.

"OFL po vepron si një grup kllounësh që tallen me ligjin dhe me qytetarët. Kjo që kanë bërë në Cërrik me gjoja pasurinë e Llazar Bicjes është vetëm një shfaqje e turpshme.

Ky është një nga vrasësit e gardistëve në 97-ën. Prej atëherë jeton në arrati, nuk e ka vuajtur kurrë dënimin. Në vend që ta gjejë dhe ta çojë para drejtësisë, OFL i kërkon burimin e pasurisë një vrasësi në arrati, duke u bërë një trupë qesharake dhe joserioze.

Kur policia shndërrohet në trupë gaztorësh, nuk mund të pritet prej saj që të veprojë si institucion i zbatimit të ligjit. Shqipëria e Edi Ramës është vendi i vetëm në botë ku policia është e pamëshirshme, kur vjen fjala për të shembur Teatrin dhe bën teatër me rendin dhe zbatimin e ligjit", thotë PD në deklaratën e saj.