Emisioni ‘Veri-Jug’ në Report Tv sjell një reportazh mbi Ishmin si vendbanim shumë i hershëm në Durrës, si dhe udhëtimin drejt fshatit Kërtushaj.

Personazh i reportazhit është fermeri i vogël Nazmi Mici, i cili mbarështon rreth 30 lopë në kodrat e fshatit.

Ai thotë se nuk merr asnjë litër qumësht nga lopët, të cilat ushqejnë viçat kur kthehen nga kullotat.

Ngjitur me vathën e lopëve, Nazmiu ka ngritur dhe një kotec pulash. Në fshatin Kërtushaj ekziston një rezervuar i bukur uji i rrethuar nga qindra pisha dhe ndërtuar me punën vullnetare të fshatarëve të zonës para viteve ‘90, si një aset për zhvillimin e turizmit ditor.