Veri Jug ju propozon të shkojmë në pyjet me gështenja të Kurbinit në fshatin Selitë, plot 700 metra mbi nivelin e detit, aty ku fermerët arrijnë të mbledhin, të çojnë në treg dhe të eksportojnë, plot 16 ton gështenja në vit.
Drane Kola dhe Fran Kola janë dy personazhet e reportazhit që rrëfejnë sekretet e bashkëjetesës së malsorëve kurbinas me pemën e gështenjës.
Ndiqni reportazhin “Pyjet me gështenja në Kurbin”, të dielën, premierë, ora 13.30, nën moderimin e reporterit Agim Pipa.
Komente









