Vjedhja e skrapit në kombinatin e Poliçanit, pyetet Bledi Çuçi! Ish-ministri: U pyeta nëse e njihja Erjon Zylyftarin, ose a jam takuar

Ish-ministri i Brendshëm Bledi Çuçi u pyet këtë të hënë në Prokurorinë e Beratit si person që ka dijeni lidhur me vjedhjen e rreth 50 ton metale në kombinatin mekanik në Poliçan 4 vite më parë. Në dalje, Çuçi tha se u pyet nëse e njihte ose jo kreun e PS Poliçan, Erjon Zylyftari, i cili ka qenë drejtues i kombinatit dhe është pjesë e hetimeve për zhdukjen e metalit.

Për rreth një orë ish-ministri i Brendshëm dhe njëherësh kreu i Grupit Socialist, Bledi Çuçi, u pyet në Prokurorinë e Beratit, në cilësinë e personit që ka dijeni në lidhje me vjedhjen e një sasie të konsiderueshme metalesh në Kombinatin Mekanik të Poliçanit në 2020. Pasi qëndroi rreth 70 minuta brenda zyrave të organit të akuzës, ish-ministri Çuçi nuk dha detaje mbi atë që kishte dëshmuar.

‘Isha thirrur për të dëshmuar për disa rrethana që prokurori mendon që unë jam në dijeni. Ka të bëj nëse e njoh unë shtetasin Erjon Zylyftari, pra kryetarin e Partisë Socialiste të Poliçanit, apo jo, dhe a e kam takuar ndonjëherë apo jo.’- tha Çuçi.

Report Tv mëson se marrja në pyetje e Çuçit ka të bëjë për mbi 50 ton metale të vjedhura, aty ku është shkaktuar dëm i konsiderueshëm dhe për të cilat është vënë në dijeni edhe Ministria e Mbrojtjes pas auditeve të kryera në atë kohë rreth dëmit ekonomik të zbuluar. Çështja është regjistruar si procedim penal në vitin 2022, për “shpërdorim detyre” dhe i dyshuari kryesor është ish-drejtori i Kombinatit dhe njëherësh kryetar i PS-së Poliçan, Erjon Zylyftari dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Gjithçka nisi në fund të dhjetorit 2020, kur Kombinati i Armëve në Poliçan u mbyll, ndërsa Krimi Ekonomik në Berat kishte nisur një hetim të thelluar mbi zhdukjen e rreth 50 tonë tunxh nga ky kombinat. Burime pranë Prokurorisë së Beratit bëjnë me dije se, duke qenë se dosja përfshin edhe emra të zyrtarëve të lartë, në varësi të hetimeve do të mbahet një qëndrim në vijim, nëse do të shpallet moskompetencë dhe t’i kalojë SPAK-ut.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 16/07/2024 01:34

    Vjedhja u be ne 2020,ceshtja u regjistrua si procedim penal ne 2022,kurse tani qe SPAK-u u kujtua te therrase Cucin jemi ne 2024,te mos harrojme dhe qe Rama i quajti tunelet e kombinatet ushtarake vjetersira pa vlere.U desh te vinte Zelensky me propozimet interesante qe zyrtaret tane te zgjoheshin nga gjumi per ind.ushtarake ekzistuese dhe natyrisht te rinxirnin nga sirtaret dosjet e harruara te vjedhjeve te te ashtuquajturit /skrap industrial/ te kombinateve ushtarake,qe tani me sa duket nuk shikohet si /skrap/! Tani te shpresojme qe nje dite te kujtohen dhe per /skrapet/ e tjera te industrive te te gjitha llojeve qe u vodhen ne keto 32 vjet e u shiten duke mbushur xhepat e matrapazeve te rradhes!

    Përgjigju
  • Daku: 15/07/2024 18:04

    Po ky cer ka hanger prapa kraheve te bablokut

    Përgjigju
  • Donika Goxhaj: 15/07/2024 15:54

    O zorqxhinjte e Lukes pse i fshini komentet apo ka marr pjesë dhe pronari juaj me shitjen e armatimit dhe gryerjen e malit te shenjtë te Tomorit

    Përgjigju
  • Donika Goxhaj: 15/07/2024 15:48

    Spaku s'ka turp që R te nga bishti , ku vajti gjithe ai armatim i uzines Policanit qe e shkateroi dhe shiti Sali Karaxhic Gjakovari krimineli ,ku vajten leket e industrise , ushtrise, buqesise, firmave piramidale ku u vrane gati 4000 bij nenash Gerdecin, 21janarin etj....kush i mori leket ????o mender Spaku

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Nëse jeni beqar, bëni pak durim...çfarë thonë yjet për ju sot

Nëse jeni beqar, bëni pak durim...çfarë thonë yjet për ju sot