Nuk gjen qetësi Monika Kryemadhi me koalicionin me PD por dhe me zërat kundër brenda LSI-së që kërkojnë krijimin e nje poli qendre me partitë e Agron Dukës, Shpëtim Idrizit, Kreshnik Spahiut dhe partive të tjera. 

Ish- ministri Ylli Manjani është zëri i radhës që del kundër aleancës Basha-Kryemadhi. Ai ia ka thënë në sy Monikës se nuk mund të jetë shpresëplotë një aleancë me PD-në, duke i propozuar aleancë me Idrizin dhe AK-në, shkruan TemA.

Për mënyrën e të bërit opozitë: Është me vend të diskutojmë që të përgatitemi sot për sot një vit, që të hyjmë në zgjedhje. Se ç’kam një nuhatje që mund të kemi dhe zgjedhje të tjera. Por le të marrim kalendarin. Është e pafalshme pa opozitën që ka gjithë kohën e nevojshme që të mos kemi kandidatët përballë në bashki.

Për specifikën e zgjedhjeve lokale të gjejmë njerëz jashtë strukturave tona. Vetëm nuk ia dalim dot. Kërkohen shokë shumë. Njëri nga shokët është e përjashtuar. Partia e Edi Ramës nuk mund të ketë shansin të përfitojë nga djersa e ballit e çdo anëtari dhe votuesi e LSI.

Nuk ka të jemi të majtë apo çfarë...e bëjmë këtë debat me miq e shokë. Kol Dervishi më akuzon më shumë…Sepse është kjo ideja që jemi të majtë… Në ka burrë nëne që e dimë se ça jemi ne. Nevoja për koalicion është e dukshme. Të krijojmë një grup përfaqësues të drejtuar nga zv.kryetari që të ishte grupi i negociatave për një koalicion serioz, që nuk është e thënë të jetë detyrimisht edhe me PD.

Ylli Manjani, ish-ministër i LSI

Manjani ka këshilluar Kryemadhin që të bëjë koalicion me tre parti më të vogla, PDIU, PAA dhe Aleancën Kuq e Zi. 

Jam i bindur që më PDIU bëhet koalicion shumë i mirë me PAA, me Aleancën Kuq e Zi, pra ka parti që mund të na nxjerrë në një pol të tretë me PD, me gjithë problemet që ka, ka potencialin e vet elektoral.

Por ne nuk mund të presim që të mbarojë debat i brendshëm në PD, që s'ka për të mbaruar asnjëherë që të presim të mbyllin gropat ata brenda vetes.

Ylli Manjani, ish-ministër i LSI