Vështirësitë për të dëgjuar të gjitha CD-të e audio-regjistrimit të seancës paraprake në burg, ka bërë që ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj të kërkojë asistencën e ministres virtuale “Diella” në burg.
Në seancën e sotme të radhës në GJKKO ndaj tij për dosjen e "Sterilizimit", Beqaj u shpreh para trupës se e ka të pamundur të lexojë apo dëgjojë të gjitha CD-të e audiove të seancës paraprake.
“Mesa duket më duhet një Diell, s’kam si t’ja bëj, ose të kem një kompjuter”, ka thënë Beqaj në gjykatë.
Beqaj pretendon se nuk ka njoftim akuze sipas ligjit. Ish-ministri shfaqi kontestime edhe për seancën paraprake ku iu rikualifikua akuza nga shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim, në vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të stukturuar kriminal.
Ilir Beqaj: Procesverbalet që më keni dhënë janë të paplota.
Gjyqtarja: Ato janë shënimet e përmbledhura, keni CD.
Për dosjen e 'Sterilizimit' ku akuzohet Beqaj, në gjykatë janë rreth 600 fashikuj ose e thënë ndryshe mbi 30 mijë faqe.
Seanca e sotme në GJKKO ndaj Ilir Beqajt u shty për në datën 30 tetor, me qëllim për t’i lënë kohë ish-ministrit të Shëndetësisë që të lexojë materialet dhe aktet.
Për "Sterilizimin", Ilir Beqaj do të gjykohet me procedurë të zakonshme, ndryshe nga të akuzuarit e tjerë të kësaj çështje, që po gjykohen me procedurë të shkurtuar. Por për Ilir Beqajn ende nuk ka nisur gjykimi, pasi vazhdimisht është shtyrë për shkak se ish-ministri i Shëndetësisë kërkon kohë që të lexojë aktet hetimore, duke u justifikua për shkak të volumit të madh.
Komente











Suksese ne jete liro
PërgjigjuIlir beqaj naten e mir takohemi mbas 20 vjetësh
Përgjigju