Fiona Viotti është një ish-modele që filloi punë si mësuese e lojos së polos në ujë, e cila akuzohet për marrëdhënie seksuale me nxënësit e shkollës.

Ajo u shkarkua nga Kolegji i Peshkopëve Dioqezianë që ndodhej në Afrikën e Jugut, pas ankesës së prindërve të një studenti 18-vjeçar, me të cilin ajo kishte krijuar një lidhje seksual e madje kishte nisur të tregohej shumë kontrolluese.

 Sipas 'Daily Mail', djali tha se ishte afruar vetë fillimisht me ish-modelen, por më vonë, pasi kishte dashur të ndahej, ajo kishte nisur të bëhej kontrolluese dhe nuk e linte të qetë.

Ajo kishte arritur të bëhej kërcënuese e abuzive, dhe ai ishte detyruar t’i tregonte familjes, që ta ndihmonin.

Shkolla ku ajo jepe mësim ishte vetëm me djem dhe dyshohet se kishte marrëdhënie seksuale, pasi mes nxënësve qarkullonin edhe video të saj.

Ajo është martuar para 13 muajsh me të dashurin e saj pas 11 viteve lidhje.

Fiona me nxënësit