Itali- Karabinierët italianë të Farnetos (Perugia) arrestuan një 25-vjeçar shqiptar për mosrespektim të ndalimit të kthimit në territor.
I riu u ndalua nga ushtarët në patrullë, ndërsa ishte në bordin e një makine. Pas kontrolleve në bazën e të dhënave, doli se ai ishte subjekt i një urdhri dëbimi dhe ndalimi për të rihyrë në territorin kombëtar për pesë vjet, të lëshuar nga Prefekti i Perugias në shtator 2023.
Në momentin e kontrollit, shqiptari ka treguar një dokument që vërteton një mbiemër tjetër, në përpjekje për t'iu shmangur identifikimit. Megjithatë, karabinierët e njohën menjëherë dhe, përmes kontrolleve të mëtejshme, konfirmuan identitetin e tij të vërtetë, pasi e kishin pasur të skeduar edhe më parë, informon media italiane.

Gjykata caktoi masën detyrim paraqitjeje ndaj shqiptarit, teksa pas dënimit pritet të dëbohet përsëri nga vendi.
Komente

