Ishte dëshpëruar se gruaja kishte 5 vite pa ardhur nga Greqia, zbardhet dëshmia e 72-vjeçarit që i vuri flakën bashkëshortes: Isha nën efektin e alkoolit

Ishte dëshpëruar se gruaja kishte 5 vite pa ardhur nga Greqia, zbardhet dëshmia e 72-vjeçarit që i vuri flakën bashkëshortes: Isha nën efektin e alkoolit

Zbardhet ngjarja e ndodhur në fshatin Këllëz ku Panajot Janaqi 72 vjeç i vuri flakën bashkëshortes së tij në oborrin e shtëpisë. Grupi hetimor ka arritur të marrë dëshminë e 72 vjeçarit i cili ka ndërmarrë veprimin ndaj gruas së tij në kushte tërësisht të pavetëdijshme. Gruaja kishte ardhur mesditën e djeshme nga Greqia pasi kishte 5 vjet që nuk ishte kthyer.

Gazetari i Report Tv, Piro Nase mëson se debati fillestar mes çiftit ka lindur pak orë pasi gruaja ishte kthyer nga emigrimi. Vetë i moshuari aktin e ndërmori në kushtet kur ishte i alkoolizuar. Debati lindi pasi i moshuari i kishte kërkuar llogari për mungesën e saj në 5 vitet e fundit pasi ishte shoqëruar me dëshpërim të thellë. Gruaja i pati thënë se duheshin të hollat për të siguruar një vazhdimësi të qëndrueshme ekonomike për të dhe veten.

Mësohet se 72 vjeçari pas konfliktit të parë ka qëndruar i heshtur për tre ore dhe më pas ka rifilluar debatin me të shoqen por kësaj radhe me tone me të ashpra kjo dhe nën ndikimin e alkoolit që kishte marrë. Gruaja i ishte shmangur debatit të dytë duke u larguar ne oborr.

Më pas i moshuari rrëmbeu një bidon me benzinë që e mbante në plevicë duke spërkatur të shoqen dhe njëkohësisht ndezi çakmakun. Mirëpo gjatë këtij veprimi ai ka spërkatur aksidentalisht edhe veten çka edhe vete mori flakë. Menjëherë policia është njoftuar nga komshinjtë aty afër. Policia e Gjirokastrës konfirmon se 72 vjeçari kishte shfaqur edhe më parë probleme dhe konflikte me të vëllain ku nuk kanë munguar përplasjet fizike.

Për këtë qëllim, policia i tërhoqi armën e zjarrit vitin e kaluar që 72 vjeçari e kishte me leje. Në dëshminë e tij, Panajot Janaqi nuk e ka fshehur pendesën duke u justifikuar se ishte nën efektin e alkoolit. Deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim për arrestimin e tij pasi ndodhet i shtruar në spital së bashku me të shoqen.


Lajmi kryesor:

72-vjeçari lyen me benzinë bashkëshorten dhe i vë flakën në Gjirokastër, zbardhet dëshmia e të moshuarit: Isha nën efektin e alkoolit


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Diola Dosti zyrtarizon lidhjen me biznesmenin e njohur, çifti publikon fotot

Diola Dosti zyrtarizon lidhjen me biznesmenin e njohur, çifti publikon fotot