Në Itali shumë futbollistë kanë rënë preh e sulmeve apo grabitjeve të makinave. Diçka e tillë i ka ndodhur edhe Frank Ribery-së, ndihmësit të Paolo Sousa-s te Salernitana. Ndërkohë që ishte duke bërë pazarin në një qendër tregtare në Salerno, francezi kur ka dalë nuk ka gjetur mjetin e parkuar.
Fiat 500 e ish-kampionit të Bayern Munich kishte "avulluar", me policinë që u vendos menjëherë në ndjekje. Mediet njoftojnë se dy individë ishin fajtorët, me njërin prej të cilëve të arrestuar tanimë.
Keqbërësit nuk e kishin idenë që bëhej fjalë për makinën e ish-kampionit të Bayern Munchen. Makina ishte në pronësi të një të afërmi të anëtarit të stafit teknik të Salernitanas.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Pas Mini Countryman të Khvicha Kvaratskhelia dhe Range Rover të Kaio Jorge, edhe makina e Franck Ribery është vjedhur, duke lënë shije të hidhur te futbollistët.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)